Stampa diskutim:Infobox musical artist: Dallime mes rishikimesh

Latest comment: 2 vjet më parë by Klein Muçi in topic Zhanër → gjini
Content deleted Content added
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 22 tetor 2021 13:59

Zhanër → gjini

@Aeternus, të dyja fjalët janë shqip në vetvete nëse marrim si kusht përfshirjen në fjalorin shqip. Por fjala zhanër është pak a shumë thjesht shqipërim i termit francez genre (ʒɑ̃ʁ-[ër]), që përkthehet po gjini.

Gjini f. let., art. - Nënndarje në letërsi e në arte, që përfshin vepra të cilat kanë një varg tiparesh dalluese të përbashkëta, si mënyrën e pasqyrimit të realitetit e të ndërtimit të subjektit, stilin, gjuhën etj. Gjinitë letrare eposi, lirika, drama. Gjinitë muzikore. Gjini lirike (epike).

Nga ana tjetër, dhe gjini rrjedh nga genus, latinisht por fjala ngjan të ketë hyrë në gjuhën shqipe shumë më parë se zhanër për shkak të përdorimit të zgjeruar që ka në shumë tematika në gjuhën tonë: gjini sociologjike, gjini biologjike, gjini farefisnore, gjini etnologjike, gjini seksologjike, gjini gramatikore, gjini artistike. Duke pasur parasysh këtë, është mirë të përdoret gjini për arsye standardizuese mes stampave. Këtu mund të jetë "gjinia muzikore", te kutia informuese për shkrimtarët mund të jetë "gjinia letrare", etj. Klein Muçi (diskutimet) 22 tetor 2021 13:59 (CEST)Reply

Return to "Infobox musical artist" page.