[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 14:
Në bimë gjendet në formë të beta-karotinës, e cila më tutje në organizëm shndërrohet në vitaminë A. Për këtë arsye beta-karotina quhet edhe provitaminë A. Pasi që beta-karotina vetëm kur është nevoja shndërrohet në vitaminë A dhe për dallim prej kësaj nuk është helmuese edhe në doza të mëdha, duhet ti jepet përparësia në rast të përdorimit të substancave plotësuese ushqyese. Retinoli gjendet në prodhimet e [[qumështi|qumështit]], në të verdhën e [[veza|vezës]] dhe në vajin e mëlçisë së [[peshku|peshkut]].
==Nevoja për vitaminn A==
Vitamina A është e nevojshme për disa procese në trupin e njeriut Kështu ajo është e nevojshme për zhvillimin dhe ndërtimin e sipërfaqes dhe brendësisë së lëkurës, për funksionimin e imunitetit, për shikim në errësirë etj.
 
Sasia ditore e përafërt e nevojshme për trupin e një njeriu për meshkuj është 1mg retinol (diku 3350 IE vitaminë A), për femra është më e vogël 0,8mg retinol (diku 2650 IE vitaminë A). Gjatë shtatzënisë është mirë të rritet sasia në 1,1 retinol (diku 3650 IE vitaminë A), gjatë dhënies gji 1,5 retinol (diku 5025 IE vitaminë A).
 
Shenjat e mangësisë së vitaminës A janë mungesa e apetitit, lëkura e tharë, pamja e dobësua në errësirë dhe tek fëmijët paraqet ç´rregullime në zhvillim.
 
Shenjat e tepricave së vitaminës A janë kokë dhimbjet, plogështia, mungesa e apetitit, rikthimi i ushqimit, rënja e flokëve, lëkura e thatë si dhe ç´rregullime pamore (paraqitja e pamjeve të dyfishta)
 
Femrat shtatzëne assesi nuk bënë që ta teprojnë me sasinë e vitaminës A. Atyre ju rekomandohet të marrin 3 mg retinol (10 000 IE vitaminë A) brenda ditës ashtu që të sigurohen për zhvillimin truporë normal të fëmijës.
 
{{Medi-cung}}
{{Kujdes-med}}