Fshatrat e Turqisë: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: Në Turqi ka më shumë se 30000 fshatra. Gjatë epokës së Perandorisë Osmane, fshatrat quheshin ''karye'', por në Turqi ata njihen si ''köy''. Ka disa qindra fshatra në çdo provincë. Të gjithë fshatrat janë në zonat rurale të distrikteve. Kryetarët e fshatit quhen ''muhtar''. Gjatë viteve të para të Republikës Turke, për fshatrat e zonave të largëta ishin krijuar nën-distrikte të quajtura Bucak (njësi administrative|buc...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 26 tetor 2021 16:36

Në Turqi ka më shumë se 30000 fshatra. Gjatë epokës së Perandorisë Osmane, fshatrat quheshin karye, por në Turqi ata njihen si köy. Ka disa qindra fshatra në çdo provincë. Të gjithë fshatrat janë në zonat rurale të distrikteve. Kryetarët e fshatit quhen muhtar.

Gjatë viteve të para të Republikës Turke, për fshatrat e zonave të largëta ishin krijuar nën-distrikte të quajtura bucak. Tani edhe pse vazhdojnë si person juridik në 51 provincë, nuk kanë asnjë funksion administrativ.

Sipas ligjit 6360, duke filluar nga viti 2013 në 30 provinca, fshatrat konsideroheshin zyrtarisht si lagje (turqisht: mahalle) të distrikteve.[1] Kështu bashkitë në qendrat e distrikteve ishin përgjegjëse edhe për fshatrat. Numri i fshatrave (dhe nëndistrikteve) që u riemëruan si lagje është 16803. Por ky organizim ligjor nuk prek 18214 fshatrat me një popullsi gjitshej prej 8,7% në 51 provincat e tjera. Kështu, fshatrat e tjerë, përveç fshatrave më të populluar me komunat e tyre, (turqisht: belde) nuk kanë shërbime komunale përveç atyre që mund të kryejnë muhtarët.

Galeria

Disa shembuj të fshatrave në Turqi

Referimet