Komuna e Vushtrrisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 83:
Shiko : Lista e ardhacakëve - Vushtrri
Përbërja etnike
Viti/Etnia Shqiptar % Serbë % Romë % Ashkali % Total
 
Janar 1999 81,807 93.3 5,466 6.2 300 3.4 150 1.7 87,723
Tani (2005) 98,000 95.4 4,137 4.0 125 1.2 400 3.9 102,662
Burimi:Municipality of Vushtrir/Vučitrn
Ref: OSCE (PDF/ HTML)
 
==Kultura==
Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Vushtrisë ka pasur 9 biblioteka publike me 77. 284 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 34. 049 libra, kurse degët në Maxhunaj, Dumnicë, Samadrexhë, Pantinë, Strofc, Duboc, Smrekonicë dhe Prelluzhë kanë pasur 43. 235 libra. Lufta serbe, ka goditur bibliotekat e këtij qyteti. Dy biblioteka, në Strofc dhe Duboc kanë qenë djegur nga zjarri i dorës serbe, derisa bibliotekat e Smrekonicës dhe të Prelluzhës kanë qenë dëmtuar. Në këtë komunë, 38.564 libtra dhe inventari kanë qenë zhdukur. Jeta kulturore në Vushtri është e begatëshme. Për këtë ndër të tjera përkujdeset edhe shoqëria "Vicianum" e cila ka hapur shkollën me drejtime të ndryshme duke filluar nga drejtimi për vallëzim, këndim e deri tek drejtimi për aktrim. Sukseset e tyre nxënsit e kësaj shkolle i prezentojnë në festivalet dhe gara të orgaizuara nga vetë shoqëria drejtorë i së cilës është Qamil Sahiti. Po ashtu në qyetetin e Vushtrrisë ushtrojnë veprimtarinë e tyre edhe disa shoqëri tjera kulturore si ajo e Ansamblit të valleve pranë Shtëpisë së Kulturës në Vushtrri, pastaj Shoqata kulturore turko-shqiptare nga Vushtrria"Çeshme", pastaj ansambli nga Shtruhera"Bahri Kuqi",dhe disa shoqëria tjera nga qyteti i Vushtrrisë. Aktivitet me rëndësi në qytetin e Vushtrrisë është edhe Takimi i Poeteshave Shqiptare në Vushtrri, i cili ka karakter garues dhe ka filluar të mbahet që nga viti 1976 dhe janë mbajtur vazhdimisht në përjashtim të vitit 1981 dhe gjatë viteve të luftës së fundit në Kosovë. Ky manifestim është mbarëkombëtarë dhe në të marrin pjesë poeteshat më të njohura shqiptare nga:Kosova,Shqipëria,Maqedonia,Malii Zi,Lugina e Preshevës dhe nga diaspora. Kurse disa nga monumentet e trashëgimisë kulturore në Vushtrri, që posedojnë vlera arkitektonike dhe që përbëjnë thesarin e trashëgimisë kulturore të Vushtrrisë por edhe të Kosovës janë: Kështjella e qytetit, Hamami i qytetit, Çeshmja, Ura e gurit, Xhamia e Çarshisë, Xhamia Gazi Ali Beg, Xhamia Karamanli, Teqeja, varreza të ndryshme si edhe shumë objekte tjera banim si edhe komplekse të ndërtesave dhe dyqaneve të vjetra.
 
E përgatiti:Hajdin ISLAMI,Vushtrri-Kosovë (Autori është gazetar nga Vushtrria).
 
 
== Politika ==