Komuna e Vushtrrisë: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 18:
}}
 
'''{{PAGENAME}}''' është qytet i antik por edhe modern, ndodhet në pjesën veriore të Kosovës.Në veri kufizohet me Mitrovicën, në lindje me Besianën, në jug me Kastriotin, në jug-perëndim me Drenasin dhe në perëndim me Skënderajn. Sipërfaqja e tërsishme e saj përfshin 345 km². Ndërkaq, vlerësohet të ketë rreth 105.000 banorë, nga të cilët mbi 90% shqiptarë. Nën administrimin e Kuvendit Komunal të Vushtrrisë janë të përfsshira 67 fshatra. Qytetin e Vushtrrisë e përshkojnë Lumi Sitnica, si lumi më i madh, që përshkon tejpërtej teritorin e Komunës, ndërsa dy lumenj më të vegjël: Tërstena dhe Studimja, kalojnë nëpër qytetin e Vushtrrisë.ndërkaq gjuhët zyrtare janë shqipja, serbishtja dhe tash së fundi turqishtja. Ndërtimet e bëra mbas luftës Vushtrrinë e bëjnë një qytet tepër atraktiv çoftë për tu vizituar apo edhe për të investuar në këtë qytet që për disa shekuj ka qenë qyteti më i madh i Kosovës por edhe ndër qytetet më të mëdha të Ballkanit dhe fatëmirësisht mbas luftës sërish ky qytet antik me vlera të jashtëzakonshme e ka marrë prapë shkëlqimin e dikurshëm. Se Vushtrria është qytet kulturor e vërtetojnë edhe disa monumente që ndodhen në vetë qytetin e Vushtrrisë si:Ura e gurit e cila është nën mbrojtjen e UNESKOS, Hamami i qytetit, Kështjella(Kalaja)e Vushtrrisë,Ceshmja e qytetit,Xhamitë disa shekullore,Shtëpitë e vjetra,Rrugët me kalldrëm,Varrezat muslimane,etj...<ref>Këtë parathënie për Komunën e Vushtrrisë e shkroi Hajdin ISLAMI, Vushtrri-Kosovë. Autori është Prof i Letërsisë shqipe dhe gazetar nga Vushtrria). E-mail:dini_hi@hotmail.com</ref>
 
 
Këtë parathënie për Komunën e Vushtrrisë e shkroi Hajdin ISLAMI, Vushtrri-Kosovë
 
Autori është Prof i Letërsisë shqipe dhe gazetar nga Vushtrria).
 
E-mail:dini_hi@hotmail.com
 
 
 
 
== Pak histori ==
Line 39 ⟶ 29:
Në shekujt II-III në Vicianë dominonte Krishtërizmi, ndërsa pas ndarjes së krishtërizmit më 1054 në katolicizëm dhe ortodoksizëm, pjesa më e madhe e popullatës së Vicianës ishte katolike.
 
Në shekullin XIV Perandoria Osmane filloi t'a pushtojë Ballkanin. Në Vushtrri prezenca e osmanëve së pari shënohet në vitin 1439, ndërsa defenitivisht u pushtua më 1455. Vendosja e administrates osmane në Vushtrri, bëri që në këtë qytet të përhapet feja islame, dhe të ndërtohen xhami, hane, medrese, hamame (banjo publike) etj. Gjatë shekujve XV-XVIII, Vushtrria ishte ndër qytetet më të mëdha në Ballkan dhe në Perandorinë Osmane dhe qendër e sanxhakut më të rëndësishëm të Perandorisë Osmane. <ref>Marrë nga Interneti: Hajdin ISLAMI, Vushtrri-Kosovë[1]</ref>
 
Gjatë Luftës së Parë Botërore, përkatësisht gjatë viteve 1915 - 1918, Vushtrria u pushtua nga Austro - Hungaria. Në Luftën II Botërore (1941- 1945) Vushtrria me rrethinë i takonte zonës së pushtuar nga gjermanët. Më 21 nëntor 1944, në Vushtrri u vendos administrata komuniste jugosllave, kundër së cilës ishte e tërë popullata e saj.
 
Në mars 1989, dhuna shatetërore serbe e rrënoi Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974. Sërish, kundër kësaj dhune u ngrit e tërë popullata, e cila rezultoi përfundimisht me luftën e armatosur të popullit të Kosovës kundër kësaj dhune shtetërore dhe gjenocidi, e organizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe e ndihmuar nga ndërhyrja e forcave të NATO - së, (Mars - Qershor 1999) e cila i dha fund kësaj gjendje. Gjatë kësaj lufte, në Vushtrri me rrethinë janë vrarë mbi 500 shqiptarë civilë dhe janë zhdukur mbi 100 të tjerë. Forcat e NATO-së hynë në Vushtrri më 16 qershor 1999.<ref>Nga Interneti: Hajdin ISLAMI, Vushtrri-Kosovë.</ref>
 
Burimi:nga Interneti: Hajdin ISLAMI, Vushtrri-Kosovë
 
 
== Gjeografia ==
Line 63 ⟶ 50:
 
Tradicionalisht, sektorët më të zhvilluar janë :
:bujqësia (ekstenzive)
:zejtaria
:industria e tekstilit dhe
:përpunuese.
 
Industria pas konfliktit të fundit ka shënuar rënie të dukshme dhe se kapacitetet e sajë funksionojnë vetëm 20 %. Në bujqësi shumica e tokave janë të pjerrëta, nga të cilat shumë syrësh janë të zhveshur, kurse të tjerat shfrytëzohen për kullota dhe prodhimtari bujqësore. Vushtrria është prodhuesi më i madh i patates në Kosovë. është në fazën përfundimtare vendosja e pajisjeve në fabrikën e re ( të parë) të përpunimit të patates, e cila starton me prodhim në fillim të muajit shkurt.Vushtrria posedon një tokë tejet kualitative me rreth 15,879 ha, nga të cilat rreth 7000ha janë nën sistemin e ujitjes.
 
Line 75 ⟶ 63:
Regjioni ka potenciale natyrore që ofrojnë mundësi për turizëm: në anën perëndimore shtrihen malet e Qyqavicës , kurse në anën lindore malet e Shalës. Ekzistojnë pasuri natyrore sipërfaqësore dhe dhe nënsipërfaqësore, nga të cilat momentalisht shfrytëzohen guroret dhe thëngjilli.Ndërkaq, magneziti dhe burimet termale nuk shfrytëzohen akoma.
 
Papunësia dhe punësimi i pjesëshëm është rreth 40 %, me shkallën më të lartë në vendet rurale. Shkallë e lartë e papunësisë ekziston gjithashtu edhe tek femrat, të rinjët dhe inxhinierët.<ref>Marrë nga Interneti:Hajdin Islami, Vushtrri-Kosovë (Autori është gazetar nga Vushtrria).</ref>
 
Marrë nga Interneti:Hajdin Islami, Vushtrri-Kosovë (Autori është gazetar nga Vushtrria).
 
== Demografia ==
 
 
==Kultura==
Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, komuna e Vushtrisë ka pasur 9 biblioteka publike me 77. 284 libra. Biblioteka kryesore ka pasur 34. 049 libra, kurse degët në Maxhunaj, Dumnicë, Samadrexhë, Pantinë, Strofc, Duboc, Smrekonicë dhe Prelluzhë kanë pasur 43. 235 libra. Lufta serbe, ka goditur bibliotekat e këtij qyteti. Dy biblioteka, në Strofc dhe Duboc kanë qenë djegur nga zjarri i dorës serbe, derisa bibliotekat e Smrekonicës dhe të Prelluzhës kanë qenë dëmtuar. Në këtë komunë, 38.564 libtra dhe inventari kanë qenë zhdukur. Jeta kulturore në Vushtri është e begatëshme. Për këtë ndër të tjera përkujdeset edhe shoqëria "Vicianum" e cila ka hapur shkollën me drejtime të ndryshme duke filluar nga drejtimi për vallëzim, këndim e deri tek drejtimi për aktrim. Sukseset e tyre nxënsit e kësaj shkolle i prezentojnë në festivalet dhe gara të orgaizuara nga vetë shoqëria drejtorë i së cilës është Qamil Sahiti. Po ashtu në qyetetin e Vushtrrisë ushtrojnë veprimtarinë e tyre edhe disa shoqëri tjera kulturore si ajo e Ansamblit të valleve pranë Shtëpisë së Kulturës në Vushtrri, pastaj Shoqata kulturore turko-shqiptare nga Vushtrria"Çeshme", pastaj ansambli nga Shtruhera"Bahri Kuqi",dhe disa shoqëria tjera nga qyteti i Vushtrrisë. Aktivitet me rëndësi në qytetin e Vushtrrisë është edhe Takimi i Poeteshave Shqiptare në Vushtrri, i cili ka karakter garues dhe ka filluar të mbahet që nga viti 1976 dhe janë mbajtur vazhdimisht në përjashtim të vitit 1981 dhe gjatë viteve të luftës së fundit në Kosovë. Ky manifestim është mbarëkombëtarë dhe në të marrin pjesë poeteshat më të njohura shqiptare nga:Kosova,Shqipëria,Maqedonia,Malii Zi,Lugina e Preshevës dhe nga diaspora. Kurse disa nga monumentet e trashëgimisë kulturore në Vushtrri, që posedojnë vlera arkitektonike dhe që përbëjnë thesarin e trashëgimisë kulturore të Vushtrrisë por edhe të Kosovës janë: Kështjella e qytetit, Hamami i qytetit, Çeshmja, Ura e gurit, Xhamia e Çarshisë, Xhamia Gazi Ali Beg, Xhamia Karamanli, Teqeja, varreza të ndryshme si edhe shumë objekte tjera banim si edhe komplekse të ndërtesave dhe dyqaneve të vjetra.<ref>E përgatiti:Hajdin ISLAMI,Vushtrri-Kosovë (Autori është gazetar nga Vushtrria).</ref>
 
E përgatiti:Hajdin ISLAMI,Vushtrri-Kosovë (Autori është gazetar nga Vushtrria).
 
 
== Politika ==
Line 97 ⟶ 79:
* Ushtria
* Pushime
 
== Referencat ==
{{ref}}
 
== Shiko dhe këtë==