Gripi i shpendëve: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Faqe e re: Gripi i shpendeve eshte nje infeksion qe shkaktohet nga viruse te gripit normalisht tipik per to. Keto lloje virusesh hasen ne menyre te natyrshme mes shpendeve . Shpendet e egra i mbar...
 
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''[[Gripi]] i [[shpendeve]]''' eshte nje infeksion qe shkaktohet nga viruse te gripit normalisht tipik per to. Keto lloje virusesh hasen ne menyre te natyrshme mes shpendeve . Shpendet e egra i mbartin ato ne zorret e tyre, por zakonisht nuk semuren prej tyre. Megjithate gripi i shpendeve eshte shume ngjites mes shpendeve dhe disa shpende shtepijake si pulat, patat dhe pulat e detit semuren rende prej tij dhe ngordhin. Kjo semundje e cila per here te pare u identifikua ne Itali me teper se 100 vjet me pare, haset ne te gjithe boten. Mendohet se te gjithe shpendet jane te ndjeshem karshi saj, megjithese disa specie jane me rezistente ndaj infeksionit se disa te tjera. Njihen deri ne 15 nen-lloje te virusit te gripit te cilet prekin shpendet duke ofruar ne kete menyre nje rezervuar te madh te viruseve te gripit qe potencialisht qarkullojne ne popullatat e shpendeve. Deri me sot te gjitha shperthimet e formes shume patogjenike jane shkaktuar nga viruset e gripit A te nen-llojeve H5 dhe H7.
Shpendet migruese ujore, me shpesh patat e egra, jane rezervuari natyror i viruseve te gripit te shpendeve dhe keta shpende jane gjithashtu me rezistent ndaj infeksionit. Shpendet shtepijake si pulat jane veçanerisht te ndjeshem ndaj epidemive te gripit vdekjeprures. Infeksioni shkakton nje spekter te gjere simptomash tek shpendet qe shkojne nga nje semundje e lehte deri ne nje semundje shume ngjitese dhe fatale duke çuar ne epidemi te renda. Kjo e fundit njihet si “gripi i shpendeve shume patogjenik”. Kjo forme karakterizohet nga nje fillim i papritur, semundje e rende dhe ngordhje e shpejte, me nje ngordhshmeri qe mund ti afrohet 100%. Shpendet e semure kane temperature, veshtiresi ne frymemarrje dhe heqje barku. Pas nje periudhe disa-ditore inkubacioni (qe eshte koha nga futja e virusit deri ne shfaqjen e shenjave klinike te semundjes) te gjitha pulat ne nje pulari infektohen. Ato nuk bejne me veze dhe ngrodhin brenda nje kohe te shkurter.