Laver Bariu: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
Ehbjen (diskuto | kontribute) vNo edit summary |
v U kthyen ndryshimet e Ehbjen (diskutimet) në versionin e fundit nga 79.106.211.21. Etiketat: Rollback Reverted |
||
Rreshti 1:
[[
'''Laver Bariu''' (lindi në [[Përmet]] më [[2
Ai tregoi që i vogël një dhunti natyrale për t'u marrë me veglat muzikore të thjeshta të cilat i sajonte vetë nga degët e pemëve apo edhe nga kallami i grurit etj. Pas largimit të familjes së tij në qytetin e Korçës në vitin 1935, Laverit iu krijua mundësia të dëgjonte shumë
Gjatë kësaj periudhe kohore, sazet kanë pësuar disa riorganizime strukturore të cilat kanë reflektuar para së gjithash orientimin artistik të krijuesit të tyre, Usta Laverit. Në vitin 1951 ato përbëheshin nga një gërnetë, dy lahuta, dy fizarmonika, për të ardhur në formacionin e tij të qëndrueshëm të vitit 1976 (e deri më sot), të përbërë nga gërneta, një lahutë, një fizarmonikë, def dhe violinë. Ato janë konceptuar edhe si saze klasike, pra që vetë interpretojnë në vegla dhe vetë këndojnë, por dhe si formacion shoqërues i këngëtarëve të tjerë popullorë. Nga kjo pikëpamje është shumë e vështirë që të dallosh personalitetin e Usta Laverit si interpret (gërnetë e këngëtar) dhe krijues i shumë stileve aq të njohura sot nga muzika popullore përmetare. Këtu përfshihen me dhjetëra hyrje këngësh, kaba, valle dhe mjaft riinterpretime të pjesëve të repertorit të vjetër të Sazeve të Përmetit. Këto saze kanë një veprimtari të dendur kombëtare e ndërkombëtare, duke u njohur kudo ku kanë shkuar si “Bilbilat e Përmetit”. Meritë kryesore e këtyre sazeve është se formuan edhe një tjetër identitet të këngës popullore të Toskërisë: këngën popullore përmetare. Usta Laveri ka qenë për gjithë këtë periudhë mësuesi më i mirë i shumë gërnetaxhinjve të tjerë popullorë të qytetit të Përmetit, por dhe të fshatrave, të cilët kanë mësuar prej tij abc-në e gërnetës popullore përmetare.
Ai mund të cilësohet si i fundit prej Ustallarëve të traditës së madhe të sazeve të Shqipërisë së Jugut. Sazet e Usta Laverit janë formacioni më i kompletuar i Sazeve të Jugut për periudhën ndërmjet viteve 1950-1990. Ndër këngëtarët më të spikatur që kanë kënduar së bashku me sazet e Usta Laverit përmendim: në vitet ’50
Në prill të vitit 1994 realizojnë CD me muzikë popullore, në bashkëpunim me një shoqëri angleze dhe CD-në tjetër e realizojnë në Greqi. Një tjetër CD me mbishkrimin “Laver Bariu dhe valle dasmash” është realizuar në Australi në vitin 1995 nga “Fezollari Productions AUSTRALIA”. Aktiviteti muzikor i këtyre sazeve vazhdon ende. Debutimi më i fundit i tyre ishte pjesmarrja në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës në vitin 2000. Në Mars të 2001, për meritat e tij dekorohet nga presidenti i republikës me urdhrin “Mjeshtër i madh i punës”. Në vitin 2001, me vendim të Këshillit Bashkiak të qytetit të Përmetit, Usta Laveri u shpall “Qytetar nderi” i Përmetit, krahas
[[Kategoria:Artistë shqiptarë]]
|