Hasan Zyko Kamberi: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
'''Hasan Zyko Kamberi''' ka lindurlindi[[Starje]] të [[Kolonja|Kolonjës]] në gjysmën e dytë të shekullit të XVIII. Për jetën e tij nuk dihet shumë, pos që ka kaluar një jetë të rëndë. Jeta e tij njihet e dihet më shumë nëpërmjet teksteve të tij që kanë edhe shenja autobiografike. Dihet se mori pjesë në luftën turko-austriake të vitit [[1789]]. Ka shënime të ketë improvizuar në vargje një lloj testamenti para se të vdiste. Ka shkruar vjersha fetare filozofike, poema fetare e shkrime të tjera që kanë humbur. Mirëpo, vjershat e tij që njihen sot nuk janë vjersha fetare, bile janë vjersha krejt laike.
Hasan Zyko Kamberi, jo vetëm në kuadër të Vjershëtarëve ([[Bejtexhinjtë|Bejtexhinjëve]]), por përgjithësisht në letërsinë shqipe, është shkrimtari i parë i modelit të krijuesit kritik. Gjithë vepra e tij shquhet për praninë e madhe të qëndrimit autorial për çështjet që shkruan, për problemet personale dhe problemet shoqërore. Ky qëndrim bëhet elementi karakterizues i gjithë krijimtarisë së tij në vjersha. Për nga mënyra e artikulimit të këtij qëndrimi dhe për preokupimet e tyre vjershat e Hasan Zyko Kamberit mund të grupohen në poezi personale me të dhëna autobiografike si:
: ''Bahti im'',
: ''Lufta mbretërore'' e
: ''Ty bota zili të kanë''; poezi

Poezi me temë shoqërore si:
: ''Gjerdeku i vashës'' e
: ''Gratë e va'', dhe poezi

Poezi satirike si: ''Paraja'', ''Trahani'' e ''Munafiku''.
: ''Paraja'',
: ''Trahani''
: ''Munafiku''.
 
Hasan Zyko Kamberi është vjershëtor i mungesave në jetën njerëzore, si kur merret me tema sociale, ashtu edhe me çështje shpirtërore. Vjersha ''Gjerdeku i vashës'', të cilën [[Faik Konica]] e quante një vepër të dalluar të letërsisë së vjetër shqipe, tregon shkallë-shkallë bashkimin e Djalit me Çupën, duke portretuar ambientin shoqëror dhe zjarminë e atyre që duhet të martohen. Në mënyrë alternative portretohen djali e çupa, puna dhe mundimi i tyre për bashkim, që nuk është vetëm social por edhe psiqik, për të projektuar më në fund një embrion të lumturisë së jetës njerëzore.
Hasan Zyko Kamberi kritik e satirik shkëlqen në vjersha të tjera, për t’u bërë satiriku i parë i letërsisë shqipe. Nëse në vjershat e tija të para personale e shoqërore ky autor ironizon edhe vetëveten, në vjershat satirike ai nuk kursen askendin. Dy vjershat e tij ''Paraja'' dhe ''Trahani'' lidhen ndër vete si vjersha të situatave sociale, po edhe të sprovimeve morale, duke i karakterizuar një qëndrim autorial.