[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 130.0.29.40) dhe riktheu rishikimin 1844029 nga Βατο
 
Rreshti 21:
Krushqarët me plot shpresë, të mahnitur e shikonin harkun e rëndë dhe ia dhanë Telemakut që ta ngrehte. Kur nuk i shkoi për dore, provuan vetë, por krejt ishte e kotë. Andaj vendosën që të fitojnë fuqi me ushqim e me pije dhe shkuan në dhomën e mysafirëve. Në atë çast u paraqit Odiseu, duke u lutur që ta lejojnë që edhe ai ta provojë harkun. Të gjithë e përqeshin, por me pajtimin e Penelopës, më në fund, e lejuan. Odiseu e kapi harkun, pa vështirësi e ngrehu, e vendosi shigjetën në tetivë dhe ajo në gjuajtjen e parë kaloi nëpër vrima të të gjitha sopatave. Krushqarëve e pastaj ua organizoi befasinë e re: i hoqi nga trupi i vet leckat e lypsit, doli para tyre me pamjen e vet e vuri në shënjestër krushqarin më të mirë dhe me një gjuajtie e vrau. Pastaj ra i dyti, pastaj i treti. Krushqarët e trishtuar, zmbrapseshin, kërcenin, duke vrapuar kah muret ku i kishin të varura armët. Mirëpo, Odiseu fshehurazi ua kishte larguar. Për mbrojtje krushqarëve u mbetën vetëm shpatat e shkurta dhe orenditë shtëpiake, dhe më vonë fshehtas Melanteu, skllavi i Odiseut, ua solli shtizat dhe harqet. Porse kjo nuk u solli dobi. Iu nënshtruan Odiseut pas luftës së tmerrshme. Nuk shpëtoi asnjëri prej tyre.
 
[[File:Yea, Verily, thou art odysseus.jpg|thumb|Yea, Verily, thou art odysseus|thumb|Kthimi i Odiseut]]
 
Ngadhënjimtari Odise e ftoi Penelopën, por për befasi të tij të madhe, ajo e përshëndeti ftohtë. Në kohë të mungesës së tij të gjatë në të u poq mosbesimi ndaj mashkujve. Nuk deshti të besojë se para vetes e kishte bashkëshortin e vet edhe atëherë kur hyjnesha Athena ia ktheu pamjen e tij të mëparshme. Kur pastaj e luti për shtrat shërbetorëve u urdhëroi për t'ia përgatitur shtratin mbretëror në odën e madhe. Odiseu u befasua: ky shtrat nuk mund të bartet, sepse i kishte këmbët prej rrënjës së ullirit që e kishte lënë në tokë. Shi tani Penelopa besoi se para vetes e kishte Odiseun. Fshehtësinë e shtratit bashkëshortor e kishin të njohur vetëm ata. Atëherë Penelopa e pranoi Odiseun ashtu siç i ka hije gruas për ta pritur burrin, duke dashur vetëm një gië: që sërish mos t'i ndajë lufta ose fati i kobshëm.