Detyrimet doganore: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
{{Pastruesi}}
 
'''Detyrimet doganore''' janë një lloj i veçantë i taksave indirekte të cilat paguhen me rastin dhe në kohën e kalimit të mallrave nëpër kufirin doganor. Edhe pse në fakt detyrimet doganore paguhen nga personat që sjellin ose nxjerrin mallrat nga territori doganor (importuesit ose eksportuesit), duke qenë se këta të fundit i përfshijnë pagesat për detyrimet doganore si kosto në çmimet e mallrave, në analizë të fundit janë konsumatorët që blenë mallrat e importit që janë pagues të detyrimeve doganore të paguara për ato mallra. Është pikërisht kjo arsyeja që detyrimet doganore klasifikohen në grupin e taksave të tërthorta ose indirekte.
Detyrimet doganore jane nje kategori [[taksa]]sh indirekte qe paguhen per mallrat qe ...
Detyrimet doganore janë taksat më të vjetra që janë mbledhur historikisht. Ato kanë lindur, siç tregojnë edhe faktet historike, qysh në rendin skllavopronar, por zhvillimin dhe peshën e duhur ato e morën në fazën e dytë të zhvillimit të marrëdhënieve feudale dhe sidomos fazën e parë të zhvillimit të marrëdhënieve kapitaliste.
Natyra dhe roli i detyrimeve doganore nuk ka qenë i njëjtë në të gjitha periudhat e zhvillimit historik. Duke filluar nga shekulli XV kur roli i tyre filloi të marrë rëndësinë që përcjell edhe sot e deri në shekullin XVIII roli i detyrimeve doganore përqëndrohej në rregullimin e bilancit tregtar të vendit, me qëllimin për të siguruar futjen e arit në vendn që nw atë kohë konsiderohej si e vetmja pasuri. Kjo ishte pasojë e mbizotërimit në atë kohë të teorive dhe politikave merkantiliste në ekonomi. Gjatë gjithë kësaj kohe mbizotëruan detyrimet doganore që synonin mbrojtjen e prodhimit vendas dhe për këtë arsye ajo periudhë mund të quhet edhe periudha proteksionizmit në doganë.
Në shekullin XIX gjithmonë e më tepër filluan të zenë vend idetë e [[Adam Smith]]it për tregtine e lirë, duke ndryshuar edhe qëllimin për të cilin vazhdonin të mblidheshin detyrimet doganore. Tashmë ato filluan të konceptoheshin jo më si një pengeë për futjen e mallrave të huaja në tregun e brendshëm por si një mjet për të mbledhur të ardhura për financat publike, duke profilizuar kështu rolin fiskal të detyrimeve doganore.
 
Në vigjilje të shekullit XX dhe sidomos në dekadat e para të tij, filloi të ridimesionohet roli që duhet të luante dogana, duke i dhënë një profil ekonomk, dhe në kuadër të saj edhe vetë detyrimeve doganore, ide kjo që pas Luftës së Dytë Botërore mbështeti gjithë frymën e integrimit ekonomik dhe tregtar që ka arritur kulmin në konceptin e ekonomisë globale dhe shprehjen e vet në Organizatën Botërore të Tregtisë.
 
 
=== Shiko edhe keto ===