Detyrimet doganore: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 2:
 
'''Detyrimet doganore''' janë një lloj i veçantë i taksave indirekte të cilat paguhen me rastin dhe në kohën e kalimit të mallrave nëpër kufirin doganor. Edhe pse në fakt detyrimet doganore paguhen nga personat që sjellin ose nxjerrin mallrat nga territori doganor (importuesit ose eksportuesit), duke qenë se këta të fundit i përfshijnë pagesat për detyrimet doganore si kosto në çmimet e mallrave, në analizë të fundit janë konsumatorët që blenë mallrat e importit që janë pagues të detyrimeve doganore të paguara për ato mallra. Është pikërisht kjo arsyeja që detyrimet doganore klasifikohen në grupin e taksave të tërthorta ose indirekte.
 
= Historiku =
Detyrimet doganore janë taksat më të vjetra që janë mbledhur historikisht. Ato kanë lindur, siç tregojnë edhe faktet historike, qysh në rendin skllavopronar, por zhvillimin dhe peshën e duhur ato e morën në fazën e dytë të zhvillimit të marrëdhënieve feudale dhe sidomos fazën e parë të zhvillimit të marrëdhënieve kapitaliste.
Line 9 ⟶ 11:
 
Në vigjilje të shekullit XX dhe sidomos në dekadat e para të tij, filloi të ridimesionohet roli që duhet të luante dogana, duke i dhënë një profil ekonomk, dhe në kuadër të saj edhe vetë detyrimeve doganore, ide kjo që pas Luftës së Dytë Botërore mbështeti gjithë frymën e integrimit ekonomik dhe tregtar që ka arritur kulmin në konceptin e ekonomisë globale dhe shprehjen e vet në Organizatën Botërore të Tregtisë.
 
== Proteksionizmi dhe liberalizmi ==
Detyrimet doganore dhe kufizimet sasiore në import ose eksport përbëjnë ato që shpesh quhen instrumenta të politikës tregtare.
Nëpërmjet zbatimit të detyrimeve doganore dhe/ose të kufizimeve sasiore në import, çdo vend kërkon të rregullojë fluksin e mallrave të importuar në tregun e vet duke rritur në këtë treg ofertën e mallrave me çmime më pak konkurruese se ato të mallrave të ofruara nga prodhimi kombëtar në tregun e brendshëm, gjë që ndikon patjetër edhe në krijimin e çmimeve të konsumit në tregun e brendshëm. Në këtë rast thuhet se ky vend kërkon të mbrojë prodhimin kombëtar.
Në qoftë se një mbrojtje e tillë bëhet e nevojshme apo merr njëfarë rëndësie për një vend, atëhere kjo nevojë konkretizohet në hartimin e politikave doganore të ashtuquajtura “proteksioniste”. Proteksionizmi është e kundërta e atij që quhet liberalizëm doganor. Ky i fundit, gjithmonë në lidhje me doganën, nënkupton që shkëmbimet ndërkombëtare të mallrave të kryhen në kushtet e konkurrencës së lirë.
Megjithatë, edhe brenda një politike doganore liberale vendosja e detyrimeve doganore në importin e mallrave mund të shërbejë për vendosjen e kushteve të drejta të konkurrencës duke mbrojtur prodhimin vendas nga konkurrenca e ndërkombëtare në rastet kur kjo konkurrencë është shtrembëruar për arsye se ndërmarrjet e brendëshme janë të detyruara të përballojnë kosto shtesë në krahasim me ndërmarrjet e vendosura jashtë.
Ndryshimi në kostot e prodhimit mund të këtë arsye nga më të ndryshmet. Mund të kemi të bëjmë, për shembull, me një detaksim (mosvendosje apo heqje e detyrimeve) ose subvencionim që vendet e tjera i bëjnë mallrave që dalin në eksport. Po kështu mundet që të ballafaqohemi me ndonjë politikë dumpingu që mund të praktikojnë ndërmarrjet e vendosura jashtë, për të konkurruar në mënyrë “të pandershme” prodhimin vendas.
Pavarësisht nga arsyet, vihet re se në këto raste, që përmendëm më lart, jemi përpara një shtrembërimi të lojës së konkurrencës dhe për këtë arsye vendi importues duke vazhduar të ndjekë një politikë liberale në fushën e shkëmbimeve tregtare, është i detyruar, pikërisht për hir të rivendosjes së konkurencës së drejtë, të aplikojë detyrime doganore dhe/ose kufizime sasiore në import, për të mbrojtur ndërmarrjet e veta.
Nuk përjashtohen edhe rastet kur detyrime doganore dhe/apo kufizime sasiore të vendosen edhe në eksport, gjë që më tepër sesa me rivendosjen e konkurrencës ka lidhje me mbrojtjen e nevojave lokale të konsumit në raport me një prodhim të caktuar.