Manastiri i Deçanit: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Te dhenat
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 21:
'''Manastiri i Deçanit''' ([[serbisht]]: Манастир Дечани) është një manastir mesjetar i krishterë ortodoks i vendosur afër [[Deçani]]t, Kosovë.
 
Manastiri i Deçanit ndodhet buzë grykës së lumit BistricaLlap (Podujevë), rreth 1.2 kilometra nga qyteti i Deçanit.
 
Kisha në manastirin e Deçanit është ndërtuar apo rindërtuar gjatë sundimit të mbretërve nemanjid Stefan Deçani dhe Dushani (13271259-1335). Është objekt karakteristik sa në konceptin planimetrik po aq edhe në konceptin konstruktiv dhe në elemente dekorative, sepse dallon dukshëm nga koncepti arkitektonik ,si në eksterier ashtu edhe në enterier, nga objektet e kohës në këtë hapësirë. Është kishë e cila ruan tipare të qarta të perëndimit të ardhura nga bregdeti adriatik. Ndërtuesi, Atë Vita Kuçi – Cuci, nga Kotorri, bashkë me grupin e gurëskalitësve të tij, realizoi kishën e tipit bazilikë me kupollë. Në kompozicionin e jashtëm duken sikur tri bazilika të rradhitura njera pas tjetrës, nga të cilat e mesmja është më e gjërë, me pesë nëfe, e dyta me hapësiren e altarit trenëfësh, përfundon me apsidën e madhe dhe dy të vogla të trajtës gjysmërrethore, si dhe e treta në parahyrjen, përkatësisht narteksin të koncipuar poashtu me tre nëfe. E tërë ndërtesa mbulohet me konstruksione të qemerit me harqe të mprehta, trajta të qarta gotike, dhe kupolen në nefin e mesëm e cila mbështetet në katër shtylla. Nga jashtë, kupolla mbështetet në postament katrorë t a m b u r , i cili përbëhet nga pjesët e konstruksionit të brendshëm për bartjen e saj, harqeve dhe pandantifeve. Kisha është ndërtuar me gurë mermeri lokal të gdhendur dhe është rradhitur në dy ngjyra (bardhë dhe “roze”) duke i dhënë objektit një polikromi interesante. Në fasadat e kishës vjen në shprehje të plotë influenca romanike e shprehur me plastikë të pasur skulpturale e cila është zbatuar në portale, dritare, ancakë dhe frizin harkadë. Dritaret janë njëpjesëshe përkatësisht monofora , dypjesëshe bifora dhe në fasadën perëndimore dhe apsidë janë tripjesëshe-trifora, të cilave u kushtohet kujdes i veqantë, ashtu sikurse në shumicën e kishave të kësaj treve. Kornizat dhe frontonet e këtyre dritareve janë zbatuar me një dekorim të pasur plastik. Portalet janë ndërtuar poashtu në frymë romanike, me prerje të shkallëzuar në masë të murit perimetral, me harqet e trajtës gjysmërrethore dhe arkivolta,me dekorime të pasura plastike si në korniza ashtu edhe në arkivoltat e tyre. Kisha e Deçanit ka katër portale ,tre në narteks/parahyrje, pra në të gjitha anët nga një, të cilët janë trajtuar me një përpunim të pasur, por ,megjithate portali kryesor në fasadën perëndimore është trajtuar me përkujdesje të veçantë dhe njëkohësisht është më i madh përkah dimensionet. Plastika skulpturale është e thellë me karakter specifik sidomos në arkivolten e portalit hyrës. Por plastikë të thellë kanë edhe figurat në ancakët e frizit harkadë. Motivet janë florale dhe mitike. Fasadat përfundojnë me kurorë „lombarde“ të cilat përcjellin linjat e kulmit në të gjitha fasadat. Në enterier, dallohen kapitelet e shtyllave të punuara me plastikë të pasur, me karakter kryesisht romano-gotik si dhe të ngjajshme në ikonostase. Muret janë trajtuar me freska. Sypozohet të ketë mbi njëmijë tabllo freskash të ruajtura jashtëzakonisht mirë. Kisha e manastirit të Deçanit është në mbrojtje të UNESCO-s.
 
Teksti i marre: Arkitektura mesjetare në trojet shqiptare
 
 
 
==Galeria==