[Redaktim i kontrolluar][pending revision]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Shtova përmbajtje
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
 
Rreshti 18:
 
[[Kategoria:Figura stilistike]]
 
 
 
 
 
Grotesku është formë e shprehjes tërësisht të pazakonshme që shpreh çudinë,kureshtjen dhe shtrembërimin e skajshëm të reales.
 
Grotesku paraqet fantazinë e fuqishme, e cila na trondit për vetë faktin se nganjëherë ne nuk jemi të gatshëm apo nuk duam të përballemi me problemet themelore personale e shoqërore.
Në formë më të theksuar, grotesku ndërlidhet me satirën dhe tragjikomedinë.Pra, elemente themelore të shprehjes groteske janë: çrregullimi, fantazia e fantastikja, si dhe e shëmtuara.
 
Shprehja groteske është e pranishme edhe në artet e tjera, si në pikturë e skulpturë, ku kemi paraqitje të qëllimshme artistike ku bashkohen pamjet të cilat e thyejnë rregullin dhe natyrën normale të qenieve për të kaluar kështu në absurd, shëmti e karikaturë. Në letërsinë shqipe shorehjen groteske e kanë përdorur Ismail Kadareja te romani “Viti i mbrapshtë”, si dhe Dritëro Agolli te romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”.
 
Shprehja groteske në poezinë bashkëkohore shqipe shfaqet në poezinë e poetit Sabri Hamiti:
 
Pështyj përpjetë të bjen në fytyrë
Pështyj përposh të bie në pëqin
Pështyma i lan të gjitha njollat
lan gjakun
lan sapunin
lan lotët
Pështyma shpërlan gojën,lan gjuhën
Vetëm gjuha
Lyen, lan e shpërlan pështymën
duke lëpirë.
 
(Pështyma, Sabri Hamiti)