Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 91:
*:::Jam dakord me rritjen e shifrës për vlerësimin e aktivitetit, gjithashtu përveç 200 redaktime/vit që propozove mund të shtohen edhe 50 veprime administrative/vit që listova më sipër (të cilat në fakt tregojnë specifikisht punën si admin). Ndërsa për heqjen e privilegjeve mendoj se është më mirë që të lihet një afat pas hyrjes në fuqi të kritereve të reja, sepse deri sa të merret vendimi i ri, statusi administrator/burokrat është i njohur si i përhershëm ([[Wikipedia:Administrata]], [[Wikipedia:Administratorët#Administrator i përhershëm]]). {{ping|Klein Muçi}} ti çfarë mendon? – [[Përdoruesi:Βατο|Βατο]] ([[Përdoruesi diskutim:Βατο|diskutimet]]) 25 nëntor 2021 23:13 (CET)
*::::@[[Përdoruesi:Βατο|Βατο]], unë mendoj që nëse do të shkojmë në "mbretërinë e numrave të mëdhenj" është më mirë që të kemi vetëm veprimet administrative dhe kjo të jetë një shifër e madhe se sa të kemi një ndërthurje të këtyre të dyjave në shifra të vogla (megjithëse s'e di nëse 200 është shifër e vogël ose jo). Këtë prapë e them me rezerva sepse mendoj një skenar kur kemi disa administratorë aktivë dhe kur mirëfilltazi s'ka mjaftueshëm veprime administrative që mund të kryhen në total dhe praktikisht do të ketë luftë për ekzistencë pastaj. Plus kësaj duhet të sigurohemi dhe për pjesën teknike se si do ta realizojmë këtë që po themi. Duhet të jemi të vetëdijshëm që nëse s'duam të kërkojmë ndryshime teknike në Fabrikator, kriteret duhet të jenë gjëra që janë të kontrollueshme nga [[Speciale:Log|regjistrat]] se përndryshe kontrolli do të mbetet një koncept fiktiv. Madje duhet të gjejmë dhe mënyra praktike se si do të realizohet kjo gjë sepse, fjala bie, nëse biem dakord për 200 + 50 veprime në vit, do të ishte pak primitive dhe e pamundur që të rrinim të numëronim manualisht redaktimet një për një për çdo administrator. Domethënë, fillimisht dhe mund ta bëjmë por mirë do të ishte që të krijonim vegla për këtë gjë nëse duam të krijojmë një sistem që të mos harrohet pas vitit të parë. Ose të gjejmë kritere që verifikohen më lehtësisht. Kur e nisa këtë diskutim mendova se Meta do të kishte ndonjë mënyrë që i kontrollonte automatikisht këto kritere dhe përdoruesit që nuk i përmbushnin kriteret thjesht largoheshin automatikisht. Më vonë kuptova që jo vetëm që diçka e tillë nuk ekzistonte dhe veprimet kryheshin manualisht nga kujdestarët por dhe ato veprime që kryheshin, kryheshin vetëm për burokratët. Administratorët supozoheshin nën kujdes të burokratëve dhe edhe nëse ndalonin së përmbushuri kriteret në fjalë Meta nuk merrej me ta. Ndërsa, për sa i përket paralajmërimit, unë them që e meritojnë një paralajmërim të gjithë në të gjitha rastet, jo vetëm aktualisht por dhe atyre që në të ardhmen do të jenë pranë afateve për degradim. Së fundmi duhet të caktojmë dhe nëse kriteret do të jenë të njëjta për administratorët e burokratët apo jo. Dhe nëse po, çfarë ndodh me administratorët e burokratët? Degradohen plotësisht apo gradualisht? - [[Përdoruesi:Klein Muçi|Klein Muçi]] ([[Përdoruesi diskutim:Klein Muçi|diskutimet]]) 25 nëntor 2021 23:50 (CET)
*:::::{{ping|Klein Muçi}} prandaj vura limitën e 50 veprimeve administrative, më shumë mund të çojë në luftë për ekzistencë siç shkruajte sipër. Kontrolli i aktivitetit duhet të jetë puna e burokratëve, në qoftë se nuk ka mënyrë automatike, mund të bëhet manualisht, mendoj se nuk nevojitet shumë kohë për të numëruar 200 redaktime ose 50 veprime tek regjistri. Për sa i përket statusit burokrat, mendoj se duhet hequr bashkë me statusin administrator kur nuk plotësohen kriteret minimale të aktivitetit, por për burokratët mund të jetë mirë një afat më i gjatë sesa ai i administratorëve. – [[Përdoruesi:Βατο|Βατο]] ([[Përdoruesi diskutim:Βατο|diskutimet]]) 26 nëntor 2021 00:15 (CET)
 
*Ideja është e mirë, më duket se edhe më herët e kemi diskutuar temën e njëjt, që bëri të kemi administratorë të përkohshëm, por do ishte shumë më mirë nëse privilegjet do ishin më fleksibil.--[[Përdoruesi:Liridon|Liridon]] ([[Përdoruesi diskutim:Liridon|diskutimet]]) 24 nëntor 2021 14:24 (CET)