Tarifa doganore: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
Rreshti 1:
'''Tarifa doganore''' është një instrument me anë të të cilit bëhet nxjerrja ose llogaritja e detyrimeve doganore .
 
Në kundërshtim me kuptimin e përciptë që e identifikon atë me nivelin e taksave doganore, tarifa doganore përfaqëson një relacion funksional me shumë variabla, i cili çdo ngarkese mallrash i ve në korespondencë shumën që duhet të paguhet si detyrim doganor për ato mallra. Rolin e argumenteve në këtë funksion me shumë variabla e luajnë karakteristikat e vetë mallit dhe të dërgesës apo ngarkesës ku ai përfshihet. Të tilla karakteristika (cilësore dhe sasiore) të mallrave si, lloji i tyre, sasia dhe çmim për njësi, vendi nga kanë ardhur dhe vendi nga rrjedhin, të konvertuara (nëpërmjet tabelave përkatëse) në madhësi numerike dhe të futura në një algoritëm që përfaqëson mënyrën e llogaritjes, japin si rezultat sasinë e parave që do të paguhen si detyrim doganor për ato mallra. Edhe pse numri i këtyre karakteristikave cilësore dhe sasiore që ngërthehen në “formulën llogaritëse” të detyrimeve doganore mund të duket i madh, me anë të një abstragimi të thjeshtë ato mund të grupohen rreth tre nyjeve që përbëjnë edhe tre faktorët bazë mbi të cilët mbështetet llogaritja e taksave doganore.
 
Këta tre faktorë janë:
*Lloji tarifor i mallrave,
*Vlera doganore, dhe
*Origjina e mallrave
 
 
==Shikoni edhe keto==