Historia e Bashkimit Evropian: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
përmirësim
Rreshti 6:
Pas vitit 1945, në një kontinent të rrënuar nga lufta dhe uria, popujt e [[Evropë]]s kërkuan mënyrën për të rindërtuar të ardhmen. Të zhvendosurit u kthyen për të rindërtuar shtëpitë, siç kishin vepruar prej shekujsh. Një grup udhëheqësish politikë vendosi se mënyra më e mirë për të shmangur konfliktet e reja ishte të bashkonin ato gjëra për të cilat ishin përleshur mes tyre, duke krijuar lidhje më të ngushta miqësie e besimi. Hapi i parë ishte krijimi i Bashkësisë Evropiane të Qymyrit dhe Çelikut. Pak muaj më vonë, nënshkrimi i Traktatit të Romës solli krijimin e [[Bashkësia Evropiane|Komunitetit Ekonomik Evropian]], e cila paraqet bazën e Bashkimit Evropian të sotëm.
 
Përveç ideve të [[Federata|federatës]], [[Konfederata|konfederatës]], ose bashkimit doganor siç është thirrja e [[Winston Churchill|Winston Churchillit]] në vitin 1946 për një " Shtetet të Bashkuara të Evropës ", zhvillimi origjinal i Bashkimit Evropian u bazua në themele mbikombëtare, e cila pastaj do të "bënte luftën të paimagjinueshme dhe materialisht të pamundur" <ref name="Schuman Project">{{Cito web|url=http://www.schuman.info/9May1950.htm|title=Schuman Project|website=schuman.info}}</ref> <ref name="schuman.info">{{Cito web|url=http://schuman.info/Strasbourg549.htm|title=Schuman Project|website=schuman.info}}</ref> si dhe krahas saj të forcohej demokracia midis anëtarëve të tij <ref>{{Cito web|url=http://www.schuman.info/UN4849.htm|title=Schuman Project|website=schuman.info}}</ref> siç përcaktohej nga politikani [[Robert Shuman (politikan)|Robert Schuman]] dhe udhëheqësit e tjerë në [[Deklarata e 9 Majit|Deklaratën Schumanit]] (1950) dhe Deklaratën e Evropës (1951). Ky parim qëndronte në zemër të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut (ECSC) (1951), Traktatit të Parisit (1951), dhe më vonë [[Traktati i Romës|Traktatit të Romës]] (1958) i cili themeloi [[Bashkësia Evropiane|Komunitetin Ekonomik Evropian]] (KEE) dhe [[Bashkësia Evropiane e energjisë bërthamore|Bashkësia Evropiane e Energjisë Atomike]] (EAEC). Përderisa Komuniteti Evropian i Qymyrit dhe Çelikut skadoi në vitin 2002, Bashkësia Evropiane e Energjisë Atomike mban një identitet të veçantë ligjor, pavarësisht ndarjes së anëtarëve dhe institucioneve.
 
[[Traktati i Mastrichtit|Traktati i Mastrihtit]] (1992) krijoi [[Bashkimi Evropian|Bashkimin Evropian]] me sistemin e tij të shtyllave, duke përfshirë punët e jashtme dhe të brendshme, së bashku me [[Bashkësia Evropiane|Komunitetin Evropian]]. Nga ana tjetër kjo rezultoi me krijimin e monedhës së vetme evropiane, [[Euro|euros]] (lansuar në vitin 1999). Traktati i Mastrihtit është ndryshuar më vonë nga Traktati i Amsterdamit (1997), [[Traktati i Nicës (BE)|Traktati i Nicës]] (2001) dhe [[Traktati i Lisbonës]] (2007).
 
Falë këtyre traktatateve, u hartuan politika të reja të përbashkëta. U krijua tregu i përbashkët pa kufij e barriera, për mallrat, njerëzit , kapitalet dhe shërbimet, që i dha lulëzim tregtisë ndërkufitare. Kjo i bëri të pamendueshme konfliktet mes shteteve kufitare dhe solli mirëqënie dhe mundësi për miliona evropianë, si kurrë më parë. Miratimi i këtyre 4 lirive themelore e zhvilloi shumë ekonominë evropiane duke çuar në krijimin e bllokut më të madh tregtar të botës. Politika e përbashkët bujqësore u miratua gjatë viteve kur [[Evropa]] e njihte ende mirë politikën e racioneve dhe urisë. E dinin që ushqimi ishte pika ndarëse mes jetës e vdekjes, shëndetit e sëmundjes. Në dekadat e fundit, garantimi i sasisë dhe i cilësisë së ushqimit që konsumojmë ka qënë përparësi absolute e Bashkimit Evropian. Pas [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]], evropianët kërkuan një politikë më të fortë sociale për të ndihmuar më të dobëtit dhe [[Traktati i Romës]] themeloi fondin social evropian.<ref>{{cite web|url=https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/geos/ee.html|title=The World Factbook|work=cia.gov}}</ref><ref>{{cite book|title=A History of the Modern World |author=R. R. Palmer |page=461 }}</ref><ref>{{cite web|url=http://www.jar2.com/Files/Nazism/The_Europeische_Wirtschaftsgemeinchaft_Berlin_1942.pdf|title=The Europeische Wirtschaftsgemeinchaft}}</ref>
 
== Shiko gjithashtu ==