Violeta Gjoka: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Reverted Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Refuzoi ndryshimin e fundit të tekstit (nga 185.200.215.242) dhe riktheu rishikimin 1781284 nga Desarashimi1
Etiketa: Manual revert
 
Rreshti 1:
'''Violeta Gjoka''' ka lindur diku aty në Tiranë. Ka filluar karrieren e saj si balerinë në Ansamblin Artistik të Ushtrisë ndersa studionte për teoritike në Liceun Artistik në Tiranë. Për arsye biografie është larguar nga AAU për të marrë pjesë në Ansamblin e Nderrmarrjes Artistike Migjeni mjaft i famshem per kohen. Qe ne moshen 16 vjece ka drejtuar emisione kulturore ne televizionin Shqiptar. Ka drejtuar emisione në Radio Tirana duke filluar me rubriken sportive duke qenë e para femer e ketij lloji. Largohet sërisht dhe që aty për arsye biografie për tu rikthyer pas viteve 1990 me ndryshimin e sistemit së pari në Radio Tirana ku drejton disa emisione sportive e kulturore e më pas si gazetare me emisione te pergatitura prej saj. Ishte dhe një nga zërat e njohur të edicioneve të lajmeve si ne Radio Tirana ashtu dhe në kanalin e 2-të të radios e në emisionin " Per Bashkatdhetaret" ndërkohe që merrte pjesë dhe në edicionet e lajmeve për Kosovën në redaksinë e lajmeve të diaspores. Në vitin 1996 largohet për pak muaj për në Maqedoni ku kishte një kontratë me Televizion Viktoria 2 në Tetovë. Kthehet në vitin 1997 dhe fillon në Radio Koha ku u bë zëri i parë i saj. Në qershor 1997 kalon në TV Arbëria e duke qenë dhe aty një nga zerat dhe protagonistet e para të këtij televizioni.Rikthehet në Radiotelevizionin Shqiptar duke drejtuar emisione dhe lajme si në radio dhe tv për të kaluar perfundimisht në tvsh si spikere e lajmeve përfshire edicionin qëndror të mbrëmjes e më pas ideatore gazetare redaktore e moderatore e emisionit të mëngjesit në TVSH të titulluar "Mëngjesi informativ".{{Cn }}
 
Nga viti 2002 deri në 2010 ka jetuar në Itali. Në fillim ka bashkëpunuar si gazetare e jashtme në Radio INN Piacenza dhe ka drejtuar emisionin dy gjuhësh shqip – italisht "Viaggio in Albania". Një kohësisht ka qenë gazetare në redaksinë multietnike "Koine" me të cilën ka bashkëpunuar në përgatitjen e edicionit të lajmeve për të huajt në Tv lokale Teleliberta. Ka qenë për shumë vite anëtare e ODG (Urdhëri i Gazetarëve Italianë).{{Cn }}