Mihal Trivoli: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketa: Reverted
Refuzoi 2 ndryshimet e fundit të tekstit (nga 185.200.215.231 dhe 79.98.113.63) dhe riktheu rishikimin 2264290 nga InternetArchiveBot : vandalism
Etiketa: Manual revert
Rreshti 1:
[[Figura:Maximgrek.jpg|thumb|right|300px|Mihal Trivoli-Artioti, ndryshe Maksim Greku ([[1475]]-[[1556]]).]]
[[Figura:Maximgrek.
'''Mihal Artioti''' siç është quajtur në vendlindje, apo '''Mihal Trivoli''' siç e quajnë në studime të ndryshme, - që duhet të jetë mbiemri i saktë i tij - ka lindur në nje familje shqiptare të kulturuar rreth vitit [[1475]], (në një botim gjerman "Legende vom Heiligen Maxim Grek<ref>{{Cite web |url=http://www.cameriainstitute.org/figurat/maksim%20artioti.pdf |title=Kopje e arkivuar |accessdate=16 tetor 2010 |archiveurl=https://web.archive.org/web/20091229045300/http://www.cameriainstitute.org/figurat/maksim%20artioti.pdf |archivedate=29 dhjetor 2009 |url-status=dead |access-date=16 tetor 2010 |archive-date=29 dhjetor 2009 |archive-url=https://web.archive.org/web/20091229045300/http://www.cameriainstitute.org/figurat/maksim%20artioti.pdf }}</ref>" konsiderohet i ditëlindjes [[1480]], edhe në botimet ruse konsiderohet i njëjti vit) ne qytetin shqiptar [[Artë]] që ishte pushtuar nga osmanët në vitin [[1449]]. Prindërit e tij, Emanuel dhe Irena Trivoli, që konsideroheshin njerëz të ditur për kohen e që kishin lidhje me personalitete të kulturës në [[Italia|Itali]], u kujdesën që i biri të mësonte në shkollat humaniste evropiane. Kështu Mihalin e ri në vitin [[1492]] (sipas botimi të [[Wolfang Heller]] [[1993]]) e dërguan me studime në Itali e më pas në [[Parisi|Paris]], [[Franca|France]] dhe sipas hamendjeve të studiuesve edhe në [[Spanja|Spanjë]].
 
Në Itali qëndroi për shumë vjet ku studioi [[Arti|artet]] si dhe ndoqi studime ne fushën e [[morali]]t, [[Drejtësia|drejtësisë]], [[Filozofia|filozofisë]] dhe dijeve të tjera. Mori mësime humaniste në [[Firenca|Firence]] nga Angiolo Poliziano (1454-1494), Marsilio Ficino ( 1433-1499), [[Giovanni Pico della Mirandola]] (1463-1494), studjoi ne [[Bolonja]], [[Milano]], ndërsa ne Universitetin e qytetit [[Padova]], ku ai ndiqte studimet, jepte mësime bashkëkombasi i tij, filozofi, [[historia]]ni e [[Astronomia|astronomi]] i madh me prejardhje shqiptare [[Leonik Tomeu]] (1456-1531, mësues gjithashtu i [[Koperniku]]t).
 
Mihal Trivoli-Artioti qëndroi edhe ne [[Venediku|Venedik]] ku zhvillonin veprimtarinë e tyre figura të njohura me origjinë shqiptare si shkrimtari [[Marin Barleti]], humanisti [[Marin Beçikemi]] dhe piktori i famshëm i Rilindjes [[Viktor Karpaci]]. Ne këtë qytet, ai bashkëpunoi me tipografin klasik venecian Aldo Manuzio.
Gjatë kohës që ishte në Itali, Mihal Trivoli - Artioti bie nën ndikimin e ideve te [[Savonarola|Savonarolës]]. Krahas marrjes së mësimeve humaniste ngulmoi për kalitjen e karakterit te tij, duke bërë nje jetë stoike. Ne vitin [[1502]], ne Firence u fut nen urdhërin katolik [[Domenikanët|dominikan]]. Ndërsa ne vitin [[1506]] futet ne urdhrin e murgjeve ortodoks te [[Manastiri (Feja)|manastiri]]t të famshëm Vatoped në [[Mali i Shenjtë|malin i Shenjtë]], i njohur për jetën e mundimshme e te shkëputur nga bota, prej të cilit kane dale 43 [[Shenjtori|shenjtorë]] të ortodoksisë, dhe sipas botimit të vetë këtij manastiri, "Manastiri i madh i Vatopedit" Mali i Shenjtë, 1998, në dy volume, 744 faqe, nder figurat më kryesore historike ka qenë Mihal Trivoli.