Lundrimi në Bunë: Dallime mes rishikimesh

Content deleted Content added
Faqe e re: thumb|1916: Një gjemi ushtarake austriake duke lundruar në Bunë '''Buna''' është i vetmi lumë '''i lundrueshëm''' në Shqipëri. Lundrimi është i kufizuar vetëm për varkat. Nga fundi i shekullit të 19-të ka pasur disa studime dhe projekte për rregullimin e kompleksit hidrologjik të lumenjve Buna dhe Drini, dhe të Liqeni i Shkodrës|...
(Pa ndryshime)

Versioni i datës 16 dhjetor 2021 20:34

Buna është i vetmi lumë i lundrueshëmShqipëri. Lundrimi është i kufizuar vetëm për varkat.

1916: Një gjemi ushtarake austriake duke lundruar në Bunë

Nga fundi i shekullit të 19-të ka pasur disa studime dhe projekte për rregullimin e kompleksit hidrologjik të lumenjve Buna dhe Drini, dhe të liqenit të Shkodrës.[1] Deri në fillim të shekullit të 20-të nëpër nëpër Bunë lundronin edhe vapore me ngarkesë të vogël, që arrinin deri në tregun e Shkodrës, duke i dhënë qytetit tiparet e një porti detar.[2]

Pas vitit 1950 ka rënë trafiku dhe kujdesi ndaj Bunës dhe shtratit të saj. Gjatë diktaturës në Shqipëri nuk u vu dorë dhe prurjet nga Kiri dhe Drini e kanë mbushur shtratin me materiale inerte dukë vështirësuar lundrimin në Bunë.[3] Në vitin 1996 u krijua një bashkëpunim mes bashkisë Shkodër dhe Agjencisë Rajonale për Lundrimin e Brendhshëm (ARNI; sot AIPO) në Itali për studimin dhe projektimin e rregullimit të shtratit të Bunës.[4]

Prej vitit 2010 filluan sërish nisma publike për të thelluar Bunën me qëllim që lumi të blhet i lundrueshëm edhe për anije më të mëdha, si anije tregtare dhe turistike me tonazhe të larta. Thellimit të Bunës do ti paraprinte ndërtimi i një ure të me hapje të automatizuar për të mundësuar kalimin e anijeve nën të.[5][6]

Më 2021 në Mal të Zi, me nismën e deputetit Genc Nimanbregu u miratua një fond për studimin e lundrimit në lumin Buna. Edhe zëvendëskryeministri Dritan Abazoviqi shprehu mbështetjen e tij për ta kthyer Bunën të lundrueshme.[7][8]

Sot, Buna është e lundrueshme vetëm në rrjedhën e poshtme.

Referimet

  1. ^ [1]
  2. ^ [2]
  3. ^ [3]
  4. ^ [4]
  5. ^ [5]
  6. ^ [6]
  7. ^ [7]
  8. ^ [8]