Lumi i Bunës: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 1:
{{Coord|41.847222|19.371667|display=title}}
[[Skeda:Buna-muendung.jpg|parapamje|right|Grykëderdhja e Bunës]]
[[Skeda:Lumi Buna.jpg|parapamje|right|Buna nga Kalaja e Shkodres]]
[[Lumi]] '''Buna''' ([[Gjuha serbe|serbisht]]: ''Bojana'', [[Gjuha latine|latinisht]]: ''Barbana'') ndodhet në segmentin fundor jugperëndimor të kufirit [[Shqipëria|shqiptaro]]-[[Mali i Zi|malazez]]. Ky lum buron nga [[Liqeni i Shkodrës]], fare pranë qytetit të [[Shkodra|Shkodrës]], ndërmjet kodrës së [[Kalaja e Shkodrës|Kalasë Rozafa]] dhe Malit të [[Taraboshi]]t. Buna është i vetmi emisar i Liqenit të Shkodrës.
 
== Përshkimi ==
Buna në fillim drejtohet nga jugu, rrëzë Taraboshit, më tej ajo gjarpëron drejt perëndimit e më pas merr përsëri drejtimin drejt jugut, derisa derdhet në [[Deti Adriatik|Detin Adriatik]]. Kufiri shtetëror ndërmjet [[Shqipëria|Shqipërisë]] dhe [[Mali i Zi|Malin e Zi]] përshkon së gjati Bunën nga fshati Samrish në Shqipëri dhe Goricë në Mal të Zi, duke vazhduar deri në grykëderdhje. Lumi ka gjatësi 44 km dhe rrjedh përgjatë fushave të Bregut të Bunës ku përfshihen Fusha e Anamalit në të djathtë të lumit dhe Fusha e Trushit bashkë me fushën e Velipojës në të majtë.
 
== Veçoritë ==
[[File:Shkodra (5).jpg|thumb|Buna]]
Fushat e Bregut të Bunës karakterizohen nga rijë klimë mesdhetare fushore, me reshje 1600-1800 mm në vit dhe me temperaturë mesatare të ajrit 16-18 gradë C, me ekstremin minimal absolut 0 °C deri në -4 °C. Buna është i vetmi lum i Shqipërisë me deltë natyrore të vërtetë. Në deltën e tij ndodhet [[ishulli Ada]], i cili e ndan lumin në dy degë derdhëse për ne det. Ada dhe dega e djathtë i përkasin Malit të Zi. [[Ishulli Franc Jozef]] dhe ishulli pa emër të cilët ndodhen fare pranë Adës, i përkasin Shqipërisë. Lumi Buna fillimisht merr ujë nga Liqeni i Shkodrës, i cili fumizohet kryesisht nga [[Moraça|Lumi Moraça]] që ndodhet në Mal të Zi, e me një degë të tij të quajtur [[Lumi i Cemit]], në Shqipëri. Në largësi 1,3 km nga dalja prej Liqenit të Shkodrës, Buna bashkohet me [[Drini|lumin Drin]]. Degët kryesore të Drinit janë [[Lumi Shala|Lumi i Shalës]] në [[alpet shqiptare]], [[Valbona (lum)|Valbona]] në verilindje të Shqipërisë, [[Drini i Bardhë]] në [[Kosova|Kosovë]] dhe [[Drini i Zi]] në [[Maqedonia (kthjellim)|Maqedoni]]. Ky i fundit del nga [[Liqeni i Ohrit]], i cili siç dihet fumizohet me ujë nga [[Liqeni i Prespës]]. Në pjesën fundore të Drinit derdhet [[Lumi Kir]] i cili buron nga Dukagjini. Siç shihet, Lumi Buna merr ujë nga një rrjet hidrografik shumë kompleks, që shtrihet gati në 1/5 e [[Gadishulli Ballkanik|Gadishullit të Ballkanit]], në Shqipëri, Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni dhe [[Greqia|Greqi]].
 
== Lundrimi ==
{{kryesor|Lundrimi në Bunë}}
Ndonëse Buna është lum tipik fushor, i karakterizuar si pjesërisht i lundrueshëm, ai grumbullon ujra nga një territor i theksuar malor. Lartësia mesatare e këtij pellgu të përgjithshëm është 909 m mbi nivelin e detit. Nga Ana e Malit derdhen në Bunë një numër i madh përrenjsh, më i gjati i të cilëve është Përroi i Millës me gjatësi 25 km dhe pas tij Përroi i Megjureçit me gjatësi 21,6 km. Në Bunë derdhen edhe ujrat e Liqenit të Shasit, në Mal të Zi, nëpërmjet Vijës së [[Shëngjergji]]t.