Etiketat: Reverted Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari |
|
Pallati ka një shtrirje rreth 70 metra paralel me shëtitoren dhe lartësi 18 deri në 23 metra. Qëllimi ka qenë harmonizimi i mirë me objektet ekzistuese përreth si me Muzeun Arkeologjik, stadiumin "Qemal Stafa", Kryeministrinë e Radio-Televizionin Shqiptar.
Mjedisi kryesor është salla e madhe prej 18002100 vendesh e kompozuar për të plotësuar kërkesat funksionale, artistike dhe akustike për zhvillimin e kongreseve, konferencave e koncerteve. E pajisur me ajër të kondicionuar, ndriçimin e nevojshëm, pajisjet e zërit, të televizionit, të përkthimit në disa gjuhë, të cilat do të shërbenin për veprimtari të ndryshme prej kongreseve deri tek koncertet. Pallati i Kongreseve u projektua që kthimi i sallës nga mjedis mbledhjeje në mjedis koncerti të projektohej me lehtësi. Për veprimtari të ndryshme u projektuan edhe tri salla me kapacitete 150, 280 dhe 300 vende si dhe shumë mjedise pune, shërbime e teknike. Rëndësi i është kushtuar trajtimit të holleve në tre katet, të cilat synohej të funksionin për shërbimet, pushimin, ekspozita e veprimtari të ndryshme.
== Punimet për ndërtimin ==
|