Aleksandri i Madh: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v U kthye versioni 2235668 i bërë nga 212.108.146.62 (diskutimet)
Etiketa: Undo
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
Rreshti 27:
 
== Vitet e fëmijërisë ==
Aleksandri lindi në 20 korrik të 356 p.e.r. në Pela, kryeqytet i shtetit Maqedonas. Gjenealogjia e tij përbëhej nga dy figurat më të shquara të traditës së lashtë. Ajo e Herakliut (njeriut me fuqi të mbinatyrëshme dhe Neoptolemos, djalit të heroit Akil, që themeloi shtëpinë mbretërore të Molosëve). Origjina legjendare e Aleksandrit luajti rol të rëndësishëm në formimin e karakterit, që në hapat e para të jetës së tij. Po aq e adhurueshme ishte dhe mënyra e arsimimit, e ëma dhe i ati i tij u kujdesën që pranë Aleksandrit të qëndronin njërëz me nivel të lartë arsimor, njëri prej tyre ishte dhe Aristoteli. Në 340 p.e.r. Aleksandri ndërpreu studimet dhe u kthye në Pela, ku mori pjesë në jetën aktive të Maqedonisë.
 
Në vitin 356, në një mbrëmje korriku, në qytetin Pella të Maqedonisë, u lind një foshnjë, që njëzet e dy vjet më vonë, do të pushtojë Azinë dhe do të shkatërronte shtetin e pafund, të pasur dhe të plotfuqishëm të Persianëve. Kjo foshnjë ishte Aleksandri i Madh.