[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 4:
==Mënjanimi i mbeturinave==
Mënjanimi i mbeturinave si problematik ka filluar të paraqitet që në krijimin e qyteteve të para. Përderisa në kohërat e mëparshme ato janë mënjanuar me ndihmën e lumenjve sot ato duhet të përpunohen në një mënyrë të atillë që të mos e dëmtojnë ambientim. Mbeturinat e përpunuara duhet deponuar a zhdukur. Mbeturina e dedikuara për shtypje (komprimim) duhet kryesisht të jenë organike. Mbeturina të tilla vijën nga përdorimi i ushqimit, pemët, mbeturinat e kafshëve, punishtet e fabrikat përpunuese të drurit dhe industrisë së letrës; para së gjithash mbeturinat industriale nuk mund të deponohen. Vetitë e tilla të mbeturinave kërkojnë trajtime të veçanta. Për mbledhjen e mbeturinave të rrezikshme ndërtohen depo të posaçme. Mbeturinat tjera industriale për shkak të natyrës së veçantë që kanë digjen në furrat e mbeturinave në të cilat digjen edhe trupa të kafshëve apo mbeturinave tjera që në vete kanë substanca helmuese. Mbeturinat e lëngëta radioaktive transformohen në koncentrat dhe hiri që mbetet nga ato ruhet në depo të veçanta. Më problematike është mënjanimi i gazeve radioaktive. Për këto mbeturina janë të parapara mbajtës të qëndrueshëm ndaj ndryshkjes, shtypjes , nxehtësisë dhe izolues të radioaktivitetit. Këto mbajtëse të mbeturinave deponohen në depo nëntokësore që zakonisht ndërtohen në gropa kripe.
 
Mënjanimi i mbeturinave në shtete të ndryshme të botës është paraparë me ligj dhe sipas nevojës dhe zhvillimit teknologjik të vendeve bëhen ndryshime edhe të ligjit. Për mënjanimi e mbeturinave përgjegjëse zakonisht janë komunat të cilat mund të angazhojnë firma të ndryshme private për këtë qëllim. Depot e mbeturinave duhet përmbushur disa parakushte dhe për përmbushjen e tyre përkujdesen zyrtarët e komunës. Për mbeturinat e posaçme (mbeturina vajguri e radioaktive) parashihen ligje të posaçme.
 
Për shkakë të mos menjanimit të mbeturinave mund të paraqiten raste të cilësuara si '''Çrregullim i madh mjedisor''' <ref name=KK20031>LIGJI PËR MBROJTJEN E MJEDISIT; Në [http://www.assembly-kosova.org/common/docs/ligjet/2003_1_al.pdf amëzën e KK] më 2007.</ref>
 
==Mbeturina të rrezikshme==