Aleksandri i Madh: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim në versionin web nga celulari
vNo edit summary
Rreshti 27:
 
== Vitet e fëmijërisë ==
Aleksandri lindi në 20 korrik të 356 p.e.r. në Pela, kryeqytet i shtetit Maqedonas. Gjenealogjia e tij përbëhej nga dy figurat më të shquara të traditës së lashtë. Ajo e Herakliut (njeriut me fuqi të mbinatyrëshme dhe Neoptolemos, djalit të heroit Akil), që themeloi shtëpinë mbretërore të Molosëve). Origjina legjendare e Aleksandrit luajti rol të rëndësishëm në formimin e karakterit, që në hapat e para të jetës së tij. Po aq e adhurueshme ishte dhe mënyra e arsimimit, e ëma dhe i ati i tij u kujdesën që pranë Aleksandrit të qëndronin njërëz me nivel të lartë arsimor, njëri prej tyre ishte dhe Aristoteli. Në 340 p.e.r. Aleksandri ndërpreu studimet dhe u kthye në Pela, ku mori pjesë në jetën aktive të Maqedonisë.
 
Në vitin 356, në një mbrëmje korriku, në qytetin Pella të Maqedonisë, u lind një foshnjë, që njëzet e dy vjet më vonë, do të pushtojë Azinë dhe do të shkatërronte shtetin e pafund, të pasur dhe të plotfuqishëm të Persianëve. Kjo foshnjë ishte Aleksandri i Madh.
Rreshti 35:
[[Skeda:Philip-ii-of-macedon.jpg|parapamje|150px|[[Filipi II]]]]
 
Aleksandri trashëgoi virtytet e të dy prindërve. Ishte mesatar në shtat, me flokë kaçurrel, me sy të bukur dhe një fytyrë të qetë e serioze njëherësh. Por ajo që e karakterizonte më tepër ishte zgjuarësia dhe trimëria. Këto dy virtyte i rrëfeu që nga mosha shumë e vogël. Ashtu si [[Napoleon Bonaparti|Napoleoni]], Aleksandri ishte disi i shkurtër, biond, me një çehre të kuqërremtë në fytyrë dhe, sipas historianëve, njërin sy e kishte të zi si nata dhe tjetrin të kaltër si qielli.
Djal i mbretit Filip II i Maqedonisë dhe priceshës Myrtale (Mietale), që pas martesës u quajt Olimpia, e bija e Neoptolemit të Epirit. Nga e ëma, ishte shumë i bukur, ai kishte fituar karakter të fortë sundimtari, kurse nga Aristoteli, mësuesi i tij maqedonas, dijen dhe kulturën mbi qytetërimet e vjetra. Ai e kaloi edhe një pjesë të fëmijërisë së tij, te daja në Epir.