[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
U kthye versioni 2369622 i bërë nga 46.99.134.14 (diskutimet)
Etiketa: Undo
v Përmirësime teknike dhe rregullime të gabimeve me referimet: (-(\{\{\s*cit[aeio][^\}]*)\|[^=]+=\s*([\|\}]) +\1\2)
Rreshti 7:
Shumica e abetareve përmbajnë forma të shkronjave të mëdha dhe shkronjave të vogla, të shkrimit dhe të shtypit, fjalë kyçe që fillojnë me shkronja të veçanta ose ilustrime të fjalëve kyçe. Abetaret (Librat e alfabetit) mund të përbëhen nga [[Fjalia|fjali]], paragrafë ose faqe të tëra që theksojnë shkronja dhe fjalë kyçe përkatëse në një larmi formatesh krijuese dhe imagjinative. <ref name=BJ>Bunyan, John. (1686) ''A Book for Boys and Girls, or Country Rhymes for Children.'', London, Printed for N. P. [Nathaniel Ponder].</ref>
 
Libri i parë dhe më i vjetër i alfabetit është abetarja me titull, ''"The BAC Bothe in Latyn and in Englysshe"'' nga viti 1538, përgatitur nga Thomas Pety në gjuhët: Latyn dhe në Englysshe. Libri i parë i alfabetit i shoqëruar me fotografi është abetarja me titull, ''"A Methode; or, Comfortable Beginning for All Unlearned'' (''Një Metodë;Fillim i rehatshëm për të gjithë të pa mësuarit"'' botuar në vitin 1570 nga John Hart.<ref name="ABC">{{Cite web|url=http://www.oxfordreference.com/view/10.1093/acref/9780195146561.001.0001/acref-9780195146561-e-0005|title=ABC Books or Alphabet Books|last=|first=|website=Oxford Reference|language=en|doi=10.1093/acref/9780195146561.001.0001/acref-9780195146561-e-0005|access-date=2018-07-10}}</ref> Në gjuhën shqipe abetarja e parë konsiderohet [[Ëvetari]] i shkruar nga [[Naum Veqilharxhi]].
 
Sot ka shumë lloje të ndryshme të abetareve (librave të alfabetit) të cilët magjepsin interesin e një lexuesi fillestarë përmes aliterimit, onomatopesë, rrëfimeve krijuese, poezive të të gjitha llojeve, iluzioneve të ndryshme tredimensionale, humorit dhe kuriozitetit. Tashmë në treg janë edhe librat elektronikë të alfabetit të cilat dallohen me animacione dhe veçori të ndryshme audio-vizuale. Megjithatë, edukatorët dhe pedagogët kanë kritikuar disa nga librat bashkëkohore të alfabetit për fokusimin në mësimin e emrave të shkronjave, të cilët shpesh tingëllojnë ndryshe nga tingujt që prodhojnë në realitet, e gjithashtu edhe si ndërhyrës në procesin e [[mësimi]]t të leximit dhe shkrimit ([[Shkrim-leximi|shkim-leximit]]).<ref name="ABC"/>