Content deleted Content added
Rreshti 12:
::::Pershendetje zoteri. E kuptoj se keni hyre ne brendesi te gjyshit tim Izet Bebeziqi, por une kam te dhena edhe nga njerez me te afert me te, se sa Hysni Bebeziqi. Hysni Bebeziqi nuk perfaqeson Izet Bebeziqin e do te me pelqente te mos hysh shume ne tragjedine e familjes se tij, pasi e shikoj se qenke shume i ngurte ne pranim te argumentit. Une te them ai ka punuar ne Peje dhe e kam me dokument origjinal nga arkiva e shtetit e ti me permend Sinan Gashin apo Fadil Podgoricen. Sa per biblioteken e tij ate nuk e kam marre une pas vdekjes se tim gjyshi, por pyet Hysni Bebeziqin. Ai mund ta dije me mire. Une kam trasheguar nga ai te gjithe librat qe ai ka lene vete ne Durres, babait tim. Ai u kthye ne Shkoder, se nuk donte t'i behej barre gruas dhe djalit te vetem dhe ne Shkoder nuk shkoi tek shtepia e Hysni Bebeziqit, por tek shtepia e tij. Si rregull kur nje burre martohet per se dyti nuk ka drejte kush ne bote t'i mohoj djalin dhe nipat e tij, ashtu sic po perpiqeni ju. Shrimin e pare per Izet Bebeziqin e ka shkruar zotni Besnik Dizdari ne "Rilindja demokratike" ne vitin 1994, pastaj vine te tjere me pas. Te gjithe qe kane shkruar me pas kan marre referenca nga im ate. Po te drejtohem edhe nje here se intelektuale te mirefillte ne linjen vertikale gjen vetem tek Izet, Danish, Bamir Bebeziqi dhe aty mund te marresh informacion. Keto tre njerez, tri breza kane shkruar, kane studiuar, kane pase arritje me shume se cdo sportist qe ju i referoheni. kaq kisha dhe po ju them se nuk me pelqen qe kushdo qe lexon per tim gjysh te mendoje se eshte muhaxxhir nga Bosnja duke i muhuar shqiptarine, per te cilen ai beri burgje. [[Speciale:Kontributet/64.128.65.92|64.128.65.92]] 24 janar 2022 23:45 (CET)
:::::Termi muhaxhir nuk me rendon. Me rendon shume qe thoni se kane ardhur nga Bosnja. Izet Bebeziqi e ka pas nenen Bushatllije. Nese doni t'ju ofroj dokumenta, ju lutem me tregoni se cili jeni. Keni vetem nje mbiemer nuk ju gjej dot ne google apo kudo. Une jam njeri publik me shume shkrime me emrin tim. [[Speciale:Kontributet/64.128.65.92|64.128.65.92]] 24 janar 2022 23:51 (CET)
:Pershendetje serishmi. Nuk pretendova te kem hise ne tragjedine e familjes tuaj, me mjaftojne ato personalet, por i shtyre nga kureshtja qytetare ndermora t'ia radhis biografine. Pa pretenduar se ia njoh ne menyre te shterruar jeten. Thjesht po parashtroj nga vjen narrativa e prejardhjes boshnjake, jo se Hysniu (tashme i ndjere) e ka thene ne emer te Izetit, as kam ndonje pretendim te mohoj kend nga ndokush. Nder familjet e lagjes Kala te Ulqinit ka po ashtu 2-3 prej tyre qe pretendojne prejardhje boshnjake, kjo nuk behet per te lenduar ndokend dhe as nuk ka perbere pengese per krushqite me familje te tjera. Nuk e di ne fakt nese vete i ndjeri gjyshi juaj ka lene ndonje te dhene mbi prejardhjen e tij dhe/apo historine e mbiemrit, do te jete sigurisht e dhene e çmuar. Permbi historikun e mundshem te prejardhjes nga vise me popullate dygjuheshe, ju ftoj te shqyrtoni edhe per faktin se sikleti nga ndonje prejardhje tjeter vjen nga mbrujtja me narrativen dominante qe na vjen nga nacional-komunizmi, qe mund t'i kete dhene nje yrysh shtese perpjekjes romantike veteidentifikuese te pararegjimit dhe me tej prekjes politike te te ndjerit ne kohe te regjimit. Po te lexoni ''Shkodra dhe motet'' do te gjeni te dhena qe '''muhaxhire''' u eshte thene edhe '''ulqinakeve''' kur u vendosen ne Shkoder pasi Ulqini iu dorezua Malit te Zi, termi ne vetevete eshte i delire nga faji, ka qene term politikisht korrekt, sot mund te duket arkaik ngaqe eshte shoshitur se tepermi gjuha shqipe nga ai leksik qe para 100 viteve ishte pjese e natyrshme e saj. Sa per shqiptarine, Izeti mund te jete ndjere 100% shqiptare, gjuhe vetjake artikulimi, shkrimi duket se ka patur shqipen, por ai vete dinte serbo-kroatisht (nder sa e sa gjuhe qe dinte) dhe nuk e dime nese kjo vjen ngaqe ishte gjuhe vatre apo prej shkollimit te tij. Veteperceptimi dhe origjina nuk perjashtojne njera-tjetren, por te gjitha se bashku parashtrojne larmine e rrugetimeve njerezore te te ndjereve. Por megjithate, si ju thashe, nuk pretendoj ta shterroj une ketu, vetem po citoj dhe e ravgoj si teze. Do t'ju kontaktoj me kismet --[[Përdoruesi:Ikranjani|Ikranjani]] ([[Përdoruesi diskutim:Ikranjani|diskutimet]]) 25 janar 2022 13:36 (CET)