Përdorues automatikisht të kontrolluar, Burokrat, Redaktorët, Administratorët e ndërfaqes, Kontrolluesit, Administrues
58.779
edits
No edit summary Etiketa: Reverted |
(Refuzoi 2 ndryshimet e fundit të tekstit (nga R!nor Maxhuni dhe 185.82.109.160) dhe riktheu rishikimin 1692753 nga Kurioziteti123) Etiketa: Manual revert |
||
'''Prokariotet''' janë një grup organizmash të cilat nuk kanë [[bërthama qelizore|bërthamë qelizore]] (karioni), si dhe nuk kanë organe qelizore të mbështjellë nga membrana. Janë të ndryshme nga [[eukariot]]et, të cilat kanë bërthamë qelizore. Shumica e prokarioteve janë njëqelizore, por ka dhe të tilla që gjatë fazave të tyre të jetës kanë periudha shumëqelizore, si psh myksobakteret. Fjala prokariot vjen nga greqishtja πρό- (pro-) "përpara" + καρυόν (karion) "berthama".
Prokariotet ndahen në dy grupe: bakteret dhe arkeat. Arkeat janë njohur si grup jetësor në 1990. Këta organizma fillimisht mendoheshin se ishin në gjendje të jetonin vetëm në kushte ekstreme, si temperatura të larta, nivele të larta pH dhe nivele të larta radiacioni. Por kohët e fundit janë gjetur në të tera llojet e ambienteve.
Bazuar në ngjashmëritë e sekuencave të ADN-së, del se arkaeat dhe ekuariotet janë ndarë nga eubakteret para se të ndahen nga njëra tjetra (figura 1a). Nga vështrimi biokimik, arkaeat në shumë aspekte janë më të ngjashme me eukariotet sesa eubakteret. P.sh., ARN polimeraza e arkaeave në aspektin e numrit të nënnjësive është poaq komplekse sikurse polimerazat e bërthamës së eukarioteve. Njëkohësisht, përbrenda disa nënnjësive eukariote ekziston një homologji e konsiderueshme e aminoacideve. Po ashtu, te arkaeat gjeni promotor i strukturës është më shumë i ngjashëm me atë të eukarioteve sesa eubaktereve. Sikurse eubakteret, edhe arkaeat kanë operone, të cilat i përshkruajnë tek ARNi policistronike. Ngjashmëri ekzistojnë edhe në faktorët e sintezës së proteinave të arkaeave dhe eukarioteve, duke sugjeruar për një mekanizëm të përbashkët të sintezës së proteinave. Njësia 16S e ARNr te eubakteret dhe arkaeat dallon dukshëm në sekuencë.
Për të shprehur ngjashmëritë ndërmjet archaeae dhe eukarioteve, në të kaluarën është përdorur termi archaebacteria. Sot, të gjitha format tjera qelizore të jetës (përfshirë bimët, kafshët dhe fungjet) përmblidhen me një emër-eukariotë.
Anëtarët e
DALLIMET NDËRMJET PROKARIOTEVE DHE EUKARIOTEVE
Qeliza prokariote, për dallim prej asaj eukariote nuk është e fragmentuar. Ajo nuk ka membranë bërthamore, mitokondrie, retikulum endoplazmatik, trupin e Golgjit, fagosome dhe lizosome (Figurat 1b, 2 dhe 3). Prokariotet, në përgjithësi kanë vetëm një kromozom cirkular. Pasi që nuk kanë membranë bërthamore, kromosomi është i lidhur në një vend specifik të membranës qelizore- në mezosome. Ribosomet e prokarioteve janë 70S ( S- njësia e Svedbergut, një vlerë e madhësisë), kurse ribosomet e eukarioteve janë më të mëdha (80S).
STRUKTURA BAKTERORE
Edhe pse nuk janë aq komplekse sa eukariotet, te prokariotet mund të definohen disa struktura përbërëse eubakterore. Këto struktura nuk i posedojnë të gjitha bakteret.
Plazmidet
Janë segmente të ADN-së që ndodhen jashtë kromozomeve, të pranishme në shumë kopje dhe shpesh kodojnë faktorët e patogjenezës dhe ato të rezistencës antimikrobike. Disa forma, po ashtu janë të përfshira në shumëzimin e baktereve.
Mbështjellësi qelizor
Bakteret mund të ndahen në dy grupe duke u bazuar në ngjyrosjen sipas Gramit. Bakteret Gram pozitive e mbajnë
Flagjela
Disa lloje bakteresh janë të lëvizshme dhe kanë organele të lëvizjes – flagjela (figura 4). Ato janë të afta ta shijojnë mjedisin e tyre jetësor dhe të përgjigjen ndaj substancave kimike ushqyese ose materieve helmuese duke lëvizur drejt tyre apo larg nga to (kemotaksa). Flagjelat janë të fiksuara në membranën qelizore, zgjaten nëpër mbështjellës qelizor dhe shtrihen si varg i gjatë. Flagjela përbëhet nga një numër proteinash, përfshirë edhe flagjelinën. Ato e lëvizin qelizën përmes rrotacionit me lëvizje sikur helikë. Filamentet aksiale te spiroketat kanë funksion të ngjashëm sikurse flagjelet. Proteinat lidhëse në hapësirën periplazmike ose membranën qelizore i lidhin burimet e ushqimit (siç janë sheqernat dhe aminoacidet) duke shkaktuar metilimin e proteinave të tjera të membranës qelizore të cilat ndikojnë në lëvizjen e qelizës me flagjela. Permeazat janë proteina që pastaj i transportojnë këto ushqime nëpër membranën qelizore. Energjia dhe burimet e karbonit mund të deponohen sipas nevojës në “granulat deponuese” të citoplazmës që përmbajnë glikogjen, polihidroksibutirat ose polifosfate.
Endosporet (sporet)
Janë forma të fjetura të qelizës bakterore që prodhohen nga disa lloje bakteresh gjatë kushteve të pavolitshme jetësore (figura 7); forma aktive e rritur e qelizës quhet formë vegjetative. Sporet janë rezistente ndaj shumë kushteve të pavolitshme (përfshirë temperaturat e larta dhe tretësit organikë). Citoplazma e sporeve është e dehidruar dhe përmban kalcium dipikolinat (acidi dipikolinik- figura 8), që është përgjegjës për rezistencën e spores ndaj nxehtësisë. Sporet më së shpeshti hasen te gjinitë
[[Kategoria:Biologji]]
|