Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 17:
:::Kranjani, paskam bere gabim shtypi. Per fat te keq, kete mbiemer nuk e kam hasur kurre ne Shqiperi. Ndoshta jam gabim. [[Speciale:Kontributet/64.128.65.92|64.128.65.92]] 25 janar 2022 23:07 (CET)
::::Z. Bamir, shqip po shkruaj dhe nuk po merremi vesh. Perderisa nje i aferm i gjyshit tuaj ka percjellur kete detaj origjine, i aferm i cili nuk levizi nga vendi ku lindi dhe ka patur mundesi ta pleqnoje me paraardhesit, nuk ka si rrezohet nga ju qe me te ndjerin gjyshin tuaj as nuk jeni rritur (per rrethana qe s'ishin ne dore te ndokujt perpos vendimmarrjes politike). Deri tek si ndjeheni ju, si e ka ndjere veten babai juaj i nderuar dhe Izeti, nuk kam si ju kontestoj se ju keni pervojen jetesore dhe dokumentore, por Hysniu tregon per me perpara se kaq. Regjistri i lindjes osman nuk e di a tregonte realitetin etnik, por mbiemri eshte me se ashiqar duke patur edhe mbarese per nje prejardhje qe mund te aludohet prejsllave, apo si thoni ju edhe me lart hungareze apo nga Europa Qendrore. Ato boshnjake qe u vendosen ne rrethinat e Durresit jane me te vonet krahasimisht, u dihet disi historia, dhe erdhen si bashkesi, me fetva. Muhaxhiret e pjeses veriore te vilajetit te Shkodres asokohe nga ka ardhur i ati i gjyshit tuaj, kane qene shpesh neper zona dygjuheshe, diglossia. Gjuha e ketyre valeve ne Shkoder mbijetoi vetem si gjuhe vatre, pergjithesisht te njohur si '''podgoriçane''' si ju thashe me lart, por ky eshte term ombrelle. Ne mesin e tyre identifikoheshin dhe ende identifikohen me Bosnien apo me Sarajeven se ne hierarkine e atehershme sociale, ishte vend me i fisem Sarajeva se bie fjala Berana apo Rozhaja. Ulqinaket qe e mendojne veten boshnjake, ka mundesi ta kene edhe thjesht prej sharmit qe ka ushtruar Sarajeva ne mbamendjen e me te moçemve, ndonje vajtje-ardhje, por edhe ndonje ardhje.
::::Nofka qe une perdor eshte gjinorja atipike e nje toponimi. Keshtu e shkruanin pararegjimit per ndokend qe vinte nga Kraja, '''i Kranjani''', -i-ja perpara eshte perdorur per kete gjinore ne viset e mbiShkodres si dhe ne Laberi ('i Terbaç, mund te kete mbijetuar neper ndonje kenge). Por Kraja nuk ka lidhje me prejardhjen time, eshte thjesht nje homazh per ahengxhiun e njohur para nje shekulli te njohur si Marku i Kranjanes. Rasti tjeter qe mund t'i shtohet si shembull per prejardhje nga zona dygjuheshe, eshte ai i [[Tahir PashëPasha|Tahir pashë Krajanit]] qe mund t'ia kene shkruar edhe '''Kranjani''' llagepin, i biri i nje kadiu, i shkolluar siç ishte sa i perket nivelit te familjes, dinte edhe ''nashke'' (serbisht) si gjuhe e vilajetit qe ishte.
::::Per t'iu rikthyer meselese se origjines, po e ritheksoj qe origjina si e tille perflet trajektoren familjare, jo domosdoshmerisht veteidentifikimin psiko-social te Izetit, te babait tuaj apo te juajin. JuPor gjithashtu nga krahu tjeter ju mund te ndiheni krejt mire shqiptar 24 karatesh, por kjo nuk ka si perjashton nje narrative prejardhjeje. Qofte kjo edhe e sugjestionuar nqs ka ndonje peshe e gjithe analiza qe i beme. Uroj mos te ma merrni as per mendjemadhesi, as per kembengulje, duke e patur gjithnje konsideraten me respekt karshi jush dhe sidomos merakut qe tregoni.--[[Përdoruesi:Ikranjani|Ikranjani]] ([[Përdoruesi diskutim:Ikranjani|diskutimet]]) 26 janar 2022 12:21 (CET)