Edona Llalloshi: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
Puntori (diskuto | kontribute) v Ndryshimet e 80.80.161.153 u kthyen mbrapsht, artikulli tani ndodhet në versionin e fundit nga Bet 0. |
No edit summary |
||
Rreshti 1:
E lindur në Prishtinë me 26 07 1979, Edona që në shkollën e ulët kishte filluar të mësoj muzikën. Ka të mbaruar shkollën e ultë dhe të mesme të muzikës, Edona ka studiuar dhe në Fakultetin e arteve, drejtimi i muzikës. Pas saj qëndrojnë shumë koncerte, çmime e suksese. Këngëtarja Edona Llalloshi ka marrë pjesë nëpër shumë festivale shqiptare .”Akordet e Kosovës”, kur ishte fëmijë, “Festivali i këngës në RTVSH ( Tiranë )”, 1994 me këngën e Gani Llalloshit orkestrim të Naim Krasniqit dhe me tekst të Hil Mosit, shpallet Debitantja më e mire e festivalit. Në viti 1995 me këngën e Naim Krasniqit "Kthemi ëndrrat" arrin deri në finale.
"Show Fest” 1996 "Zambaku i Prizrenit” 1997 ku dhe fitoi vendin e parë, ” Polifest” 2002, ku fitoi vendin i dytë dhe mikrofonin i artë, ”Kënga Magjike” 200, ku fitoi çmimin e produkcionit dhe prap në dhjetor 2005 në këngën në RTSH arrin në finale me këngë dhe orkestrim të Xhevdet Gashit, tekst të Arsim Bunjakut. Nuk duhet harruar hitet e mëdha "Simpatia", "Djali i Kosovës", "Gjenerata ime", "Në drrasë të vekut", "Mikja e parë", "Më Prit", "Borxhi i dashurisë", "S'dua hiç", "BeatBox potpuri", ku këtë këngë e realizoi me vëllaun e saj Milotin, pastaj "Pikë në zemër", "Për ty po flas" këngë kjo e realizuar poashtu me Milotin, dhe shumë e shumë këngë e hite tjera. Ajo në vit realizon shumë koncerte dhe mbrëmje te ndryshme rinore në Kosovë dhe jashtë saj. Shpesh ka qenë edhe në vende të para nëpër top-listat e televizioneve e radio tona. Mijëra kopje albumesh të shitura. Deri më tani ka realizuar gjashtë albume, “Mëkat i ëmbël dashuria”, 1996 “Atëdheut tim ushtar”, 1998 ”Mikja e parë”, 2000, ”Borxhi i dashurisë”, 2002 “S’dua hiç”, 2004 dhe “ Pikë në zemër”, 2006.
Po të ushtrosh sot një profesion në Kosovë, ndoshta është edhe e vështirë. Edhe të jesh këngëtar nuk është punë e lehtë. Shumica e këngëtarëve të “estradës” sonë, në fillim këngën e kishin pasion, kurse sot i'u ka kaluar në profesion.
|