[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v Do të ishte mirë të standartizohet seksioni Biografi
No edit summary
Rreshti 1:
'''Beqir Musliu''' u lind në [[Gjilani|Gjilan]] në vitin [[1945]]; vdiq në vitin 24.06.[[1996]], në [[Prishtina|Prishtinë]] dhe u varros në Gjilan.
 
Familja e tij rrjedh nga fshati Liviq i Gjilanit në Kosovë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjilan, ndërsa fakultetin filozofik drejtimi i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Prishtinë. Gjenerata e Beqir Musliut në Gjilan patën për ideolog të shkrimeve dhe të jetës politike Rexhep Elmazin, andaj që në shkollë të mesme u mor në biseda informative dhe u burgos. Po në këtë kohë Beqir Musliu filloi të merret edhe me shkrime letrare. Në fillim me poezi e pastaj edhe me tregime, romane, drama e kritika letrare dhe dramaturgjike. Mënyra e të shkruarit dhe metaforat e simbolet e përdorura në shkrimet e tij, ate menjëherë e renditën në rangun e shkrimtarëve me një perspectiveperspektivë të theksuar. Punimi i parë iu botua në revistën letrare “Jeta e re” të cilën e udhëhiqte Esat Mekuli. Po kjo revistë, tri vite më vonë, në vitin 1965, ia botoi edhe librin e parë.
Shkrimet e Beqir Musliut janë të një niveli të lartë dhe përdorin me mjeshtri të madhe metaforat dhe simbolet, andaj mund të quhet edhe shkrimtar i simboleve.
 
Puna e tij kryesisht ka të bëjë me gazetari, publicistikë dhe redaktim të revistave. Së pari punoi si gazetar e redaktor në revistën “Zëri i rinisë", e pastaj edhe në “Fjala” të Prishtinës. Së bashku me disa krijues të gjeneratës së vet, sa ishte student, nxori dhe redaktoi revistën letrare “Plejada”, e cila arriti të botohet vetëm deri në numrin e 6-të, sepse pushteti i atëhershmëatëhershëm, duke parë ndikimin e krijimtarisë letrare në masën e gjërëgjerë, nuk e finansoifinancoi dhe e shantazhoi për të mos u botuar. Më vonë Beqir Musliu ishte antar i redaksisë, e një kohë edhe redaktor në revistën “Jeta e Re”.
 
Beqir Musliu është prezantuar thuaja në të gjitha antologjitë e shkrimtarëve shqiptarë të kohës së tij e më vonë. Punimet e tij janë përkthyer në gjuhën frenge, angleze, spanjolle, italiane, arabe, gjermane, hungareze, rumune, turke, sllovake, maqedone, sllovene, serbe dhe kroate.
Rreshti 20:
*Parabolla-Prishtinë 1979
*Vegullia-Prishtinë 1979
*MbledhsitMbledhësit e purpurit-Prishtinë 1982
*Ndeshtrasha-Prishtinë 1982
*Libri i anatemave-Prishtinë 1987