Shtëpia e Bardhë: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Korrigjim gabim shtypi
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular Ndryshim nga aplikacioni Android
v →‎top: Heqje e lidhjeve multimediale të prishura duke përdorur AWB
Rreshti 1:
 
[[Skeda:Shtëpia e Bardhë.jpg|thumb|500px]]
Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë nisi më gurin e parë të themelit, më ''13 tetor 1792'', pa asnjë ceremoni formale. Rezidenca kryesore, si dhe themelet e shtëpisë u ndërtuan kryesisht nga punonjës skllevër dhe të lirë afrikano-amerikanë, si dhe nga evropianë të punësuar. Pjesa tjetër e punës u krye nga emigrantët, të cilët s’kishin akoma shtetësinë. Muret me gurë ranorë u ngritën nga emigrantët skocezë të punësuar nga arkitekti Hoban, ashtu si dhe relievet e larta dhe dekorimet mbi hyrjen veriore. Pjesa më e madhe e punës me tulla dhe suva u krye nga emigrantët irlandezë dhe italianë. Ndërtimi fillestar u zhvillua në një periudhë prej tetë vitesh dhe me një kosto 232,371.82 dollarë ('''2.4 milionë dollarë me vlerën e vitit 2005'''). '''Edhe pse s’kishte përfunduar akoma Shtëpia e Bardhë ishte gati për banim rreth datës 1 nëntor 1800.''' Mungesa e materialeve dhe punës bënë të nevojshme ndryshimin e planit të mëparshëm të inxhinierit francez Pierre l’Enfant për një “pallat” që do ishte pesë herë më i madh se shtëpia që u ndërtua aktualisht. Shtëpia e ndërtuar, fillimisht përmbante dy kate në vend të tre që ishin planifikuar. Kur përfundoi ndërtimi, muret e ndërtuar me gurë ranorë u lyen me një përzierje gëlqereje, kafeine dhe plumbi duke i dhënë shtëpisë ngjyrën e saj karakteristike dhe emrin.