Aleko Prodani: Dallime mes rishikimesh

[pending revision][pending revision]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 15:
 
Prej më shumë se 30 vjetësh, Prodani ishe një nga yjet më të mëdhenj të teatrit shqiptar, i shquar sidomos në zhanrin e komedisë. Në vitin 1961 ai u bë bashkëthemelues i Estradës së Ushtarit, ku edhe u formua si aktor, gjatë një stazhi gjashtë vjeçar. Më pas u emërua aktor në Estradën e Korçës, ku u bë menjëherë margaritari i kurorës. Për shkak të “biografisë së keqe” e largojnë nga Estrada, pas Plenumit IV dhe e dërgojnë për “riedukim në prodhim”. Por burokratët komunistë u bënë shpejt të vetëdijshëm se zbrazëtia që ai kishte lënë pas vetes në Estradën e Korçës, nuk mund të mbushej kurrsesi.
Pas rikthimit në Estradë, fillon për të një periudhë e artë. Interpreton në rreth 60 premiera të Estradës së Korçës, ku shquhet për aftësi të rralla në të gjitha zhanret. Për 11 vjet (1990 – 1996) bëhet njeriu kyç i kësaj trupe. Është autor i libreteve, regjisor dhe aktor kryesor në 30 premiera, e dhjetra skeçe e komedi me një akt që shfaqen edhe në TVSH në programet e Vitit të Ri. Nën drejtimin e Prodanit, në vitet ’80’90, Estrada e KorçësBeratit bëhet më e mira në vend.
 
Cilësitë e tij të rralla bëhen të kërkuara edhe në Teatrin “A. Z. Çajupi”, ku interpreton rreth 20 role në komedi. Pas sukseseve në teatër, arrin të tjera në kinematografi, ku interpreton në tri kinokomedi, si edhe TV, ku interpreton në një seri spektaklesh dhe telekomedish.
Këto arritje i japin, më 11 korrik 1992, titullin “Artist i Merituar”.
Ka fituar tridy herë rresht, në dy pjesëmarrje, çmimin për aktorin joprotagonist në Festivalin e Aktrimit në Berat, në edicionet 1983, 1984 e 1985.
 
== Filmografia ==