Pjetër Arbnori: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Content deleted Content added
Smallem (diskuto | kontribute) v Korrigjim, zëvendësova: |language=english → |language=en (3) duke përdorur AWB |
Smallem (diskuto | kontribute) v Heqje e lidhjeve multimediale të prishura (via JWB) Etiketa: Reverted |
||
Rreshti 34:
| Feja = katolik
}}
'''Pjetër Arbnori''' ([[Durrësi|Durrës]], [[18 janar]] [[1935]] - [[Napoli]], [[8 korrik]] [[2006]]) ka qenë i përndjekur politik në kohën e regjimit komunist, shkrimtar, deputet dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.<ref>{{Cite web
== Biografia ==
U lind më 18 janar 1935 në Durrës, në gjirin e një familjeje shkodrane me prejardhjen nga lokaliteti buzëliqenor i [[Shiroka|Shirokës]],<ref name=":0">{{Cite web
Më 1942 Filipi u vra në përpjekje me pritën e çetës së Teki Kolanecit, Petrit Dumes dhe Nevzat Haznedarit.<ref name=":0" />
Pjetri klasën e tretë të fillores e ndoqi në [[Ish-kolegji saverian, Gjimnazi "At Pjetër Meshkalla"|Kolegjin Saverian]] dhe më pas shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "29 Nanduer", shkolla në të cilat figuronte i regjistruar Pjetër Filipi.<ref name=":2" /> Në vitet 1949-50 u organizua me shokë e bashkëmoshatarë në grupe trevetëshe që shtypnin dhe shpërndanin trakte, grumbullonin dhe transportonin traktet e Komitetit "Shqipëria e Lirë" që hidheshin nga avionët. Me të kryer maturën për violinë, duke pasë qenë në orkestrën e filarmonisë së Shkodrës, mësuesi i tij [[Prenk Jakova]] bëri të mundur që të shkonte mësues si fillim në shkollat e qytetit. Pasi u pushua nga puna, iu gjet një vend në një shkollë tetëvjeçare në [[Dukagjini|Dukagjin]]. Më pas shkoi ushtar dhe nisi punën në bujqësi në fermën Xhafzotaj, më pas në SMT [[Shijaku|Shijak]].<ref name=":3">{{Cite web
Më 1962 u arrestua i akuzuar se kish dashur të formonte një parti social-demokrate, gjë për të cilën u dënua me 25 vjet burgim.<ref name=":1" /> Pas tetëmbëdhjetë viteve burgim e ridënuan me 10 vite të tjera burgim.<ref name=":3" />
Rreshti 49:
Në janar të [[1990]] ai mori pjesë në [[Shkodra|Shkodër]] në demostratën kundër pushtetit komunist që rrëzoi bustin e Stalinit. Po në të njëjtin vit ai ishte bashkthemelues i degës së Partisë Demokratike në Shkodër. Prej vitit [[1991]] deri më [[2001]] ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe prej vitit [[1992]] deri më vitin [[1997]] ishte Kryetar i Kuvendit.
Me ndihmën e tij u bë e mundur atdhesimi i eshtrave të shkrimtarit çam [[Bilal Xhaferri]].<ref>{{Cite web
Në vitin 1997, Partia Demokratike tij humbi zgjedhjet ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë të kryesuar nga [[Fatos Nano]], pas trazirave të shkaktuara nga rënia e skemave e piramidale, që kishte shkaktuar shkatërrimin financiar të mijëra vetëve. Për Pjetër Arbnorin shpejt u bë e qartë se, ekzistonte rreziku që censura që ishte e zakonshme nën regjimin e vjetër të mund të rivendosej. Kështu, kur stacioni televiziv shtetëror nuk pranonte të transmetonte deklaratat dhe nismat e partisë opozitare, ai hyri në grevë urie. Fama e "Mandelës së Ballkanit" tërhoqi vëmendjen e shumë qeverive të botës perëndimore, mbështetja e të cilëve e detyroi koalicionin e shumicës së majtë në Parlament për të rishikuar qëndrimin e saj dhe të miratojë një garanci formale të pavarësisë së shtypit nga ndërhyrja e shtetit. Ndryshimi në ligj u njoh si "Amendamenti Arbnori".
Rreshti 77:
* Gjergj Kastrioti Skënderbeu
* Who is Who
* '''[[Urdhri "Nderi i Kombit"]], dekorohet (pas vdekjes) më 28.10.2011 nga Presidenti i Republikës [[Bamir Topi]] me motivacionin: “Personalitetit të shquar të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, simbolit të sakrificave mbinjerëzore nën persekutimin komunist, politikanit paqësor dhe shkrimtarit të talentuar, intelektualit vizionar e qytetarit fisnik, që gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij ia kushtoi idealeve të mëdha të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të përparimit kombëtar”.<ref>http://www.president.al/shqip/info.asp?id=6948{{Lidhje e thyer}}</ref><ref>{{Cite web
==Politikë==
|