[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 22:
Gjatë trajtimit mjekësor duhet të respektohen: dinjiteti, jeta private, integriteti
personal dhe bindjet religjioze të qytetarit dhe gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore, qytetarit mund t’i kufizohet ushtrimi i të drejtave, vetëm për periudhën e kohës, në masën dhe në mënyrën e përcaktuar me ligj, kushtëzuar nga gjendja shëndetësore e tij.
 
'''E drejta e largimit nga institucioni'''
Në rast se, qytetari largohet nga institucioni shëndetësor pa paralajmërim, mjeku
përgjegjës duhet ta evidentojë këtë fakt në dokumentacionin e tij, shëndetësor; atëherë
kur, largimi i paparalajmëruar nga institucioni shëndetësor, është i kushtëzuar me
gjendjen shëndetësore të qytetarit, duhet të njoftohen autoritetet kompetente, ndërsa në
rastin e qytetarit, i cili nuk ka aftësi veprimi, ose ka aftësi të zvogëluar veprimi, duhet të
njoftohet përfaqësuesi ligjor i tij.Qytetari, anëtari i ngushtë i familjes së tij, të afërmit e tjerë ose përfaqësuesi ligjor i tij, duhet që, paraprakisht, të informohen mbi largimin nga institucioni shëndetësor, së paku 24 orë para lëëshimit të planifikuar.
 
'''E drejta për të qenë i informuar''' Qytetari ka të drejtë që të disponojë me emrat, kualifikimet dhe pozicionet e personaveqë janë të përfshirë drejtpërdrejt në procesin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për të dhe Qytetari ka të drejtë, që të sigurojë informatën në mënyrën, e cila është e pranueshme për të, duke pasur parasysh moshën, nivelin arsimor, nivelin e diturisë, gjendjen psikike
dhe pritjet e tij, lidhur me çështjen konkrete.
 
'''E drejta e vendimit personal'''
Qytetari, ka të drejtë që të vendosë se a do t’i nënshtrohet ose jo trajtimit të caktuar.
Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm në mënyrën e përcaktuar me ligj.
 
'''E drejta e refuzimit të dhënies së pëlqimit'''
Intervenimet jetëpërkrahëse ose jetëshpëtuese, mund të refuzohen, duke lejuar që
sëmundja të ketë rrjedhën e saj të natyrshme, vetëm atëherë kur qytetari lëngon nga
sëmundja serioze, që është e pashërueshme dhe kur është e sigurt se kjo sëmundje, bazuar
në të arriturat e fundit të shkencës mjekësore, do të shkaktojë vdekjen, brenda një
periudhe të shkurtër kohore, edhe në rast se ofrohet kujdesi plotësisht adekuat
shëndetësor. Refuzimi i intervenimeve jetëpërkrahëse ose jetëshpëtuese mund të bëhet,
duke i respektuar procedurat formale, të definuara në ligj.
 
'''E drejta e qasjes ndaj dokumentacionit shëndetësor'''
Qytetari ka të drejtë që të jetë i njoftuar me të dhënat që i përmban dokumentacioni
i institucionit shëndetësor, lidhur me të dhe është i autorizuar që të ketë informatë lidhur
me qasjen ndaj tyre
 
'''E drejta e ruajtjes së konfidencialitetit dhe aspektit privat të të dhënave shëndetësore'''
Qytetari ka të drejtë në ruajtjen e konfidencialitetit dhe përmasës private të të
dhënave personale; të informatave që janë të lidhura me gjendjen e tij shëndetësore;
trajtimin mjekësor si dhe çdo informate tjetër, që përmban dokumentacioni i tij
shëndetësor.
 
'''ZBATIMI I TË DREJTAVE TË QYTETARIT NË KUJDESIN SHËNDETËSOR'''
Menjëherë pas pranimit ose para fillimit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore,
institucioni shëndetësor, duhet të informojë qytetarin, varësisht nga gjendja e tij
shëndetësore, mbi të drejtat dhe përgjegjësitë në kujdesin shëndetësor, mbi mundësitë e
zbatimit të tyre si dhe për rregullat operative të institucionit. Kjo dispozitë duhet të
zbatohet në mënyrë të plotë ndaj cilitdo person tjetër që, në emër të qytetarit, në pajtim
me këtë Ligj, ka të drejtë të ushtrojë të drejtën e vetëpërcaktimit.
 
'''Ankesat e qytetarëve'''
Qytetari ka të drejtë të parashtrojë ankesë ndaj institucionit shëndetësor përkitazi me
shërbimin shëndetësor që i është ofruar, jo më vonë se 60 ditë pas shkaktimit të incidentit. Pastaj [[Institucioni shëndetësor]] duhet të bëjë hetime lidhur me pohimet në ankesë dhe duhet
të informojë qytetarin mbi rezultatet e hetimeve me shkrim, brenda 10 ditëve të punës. Nëse ai nuk është i kënaqur atëherë Qytetari ka të drejtë të ankesës në vendimin e institucionit shëndetësor, në
[[Institucioni mbështetës shëndetsorë|institucionin e tij mbështetës]].
{{cung}}
 
[[Category:E drejta e qytetarit]]
 
==Burimi i të dhënave==