Dallime mes rishikimeve të "Feja natyrore"

696 bytes added ,  3 muaj më parë
ska përmbledhje të redaktimeve
No edit summary
No edit summary
'''Feja natyrore''' është një shprehje e cila nënkupton "[[Natyra|fenë e natyrës]]", në të cilën Perëndia, fryma, shpirtrat dhe të gjitha objektet [[E mbinatyrshmja|e mbinatyrshme]] konsiderohen si pjesë e natyrës dhe jo të ndara prej saj. Në të kundërt, përdoret gjithashtu edhe në [[filozofi]], konkretisht filozofia katolike romake, për të përshkruar disa aspekte të fesë për të cilat thuhet se janë të njohura përveç shpalljes hyjnore përmes logjikës dhe arsyes (shiko [[Teologjia natyrore|teologjinë natyrore]] dhe [[Deizmi|deizmin]]), për shembull, ekzistencën e [[Perëndia|lëvizësit të palëvizshëm]], shkaku i parë i [[universi]]t.<ref>{{cite book |last=Harper |first=Leland Royce |year=2020 |title=Multiverse Deism: Shifting Perspectives of God and the World |chapter=Attributes of a Deistic God |chapter-url=https://books.google.com/books?id=bWnnDwAAQBAJ&pg=PA47 |location=Lanham, Maryland |publisher=Rowman & Littlefield |pages=47-68 |isbn=978-1-7936-1475-9 |lccn=2020935396|lang=en}}</ref>
 
== Përmbledhje ==
Shumica e autorëve e konsiderojnë fenë natyrore jo vetëm si themelin e [[Monoteizmi|feve monoteiste]], siç janë [[judaizmi]], [[krishterimi]] dhe [[islami]], por edhe si një lloj religjioni i dallueshëm prej tyre. Sipas disa autorëve, aspektet e fesë natyrore gjenden në mënyrë universale midis të gjithë popujve, shpesh në forma të tilla si [[shamanizmi]] dhe [[animizmi]] dhe që akoma vazhdojnë të praktikohen në shumë pjesë të botës. Besimet tradicionale fetare të shoqërive autoktone amerikane për shembull konsiderohen se posedojnë disa aspekte të fesë natyrore.<ref>{{cite web|url=http://www.hrc.utexas.edu/multimedia/video/2008/wallace/wright_frank_lloyd_t.html |title=Frank Lloyd Wright |publisher=The Mike Wallace Interview|year=1957 |website=Harry Ransom Center|lang=en}}</ref>
 
Parimet themelore të fesë natyrore fillimisht u përshkruan nga [[Aristoteli]], hilomorfizmi i të cilit i konsideronte të gjitha gjërat si të krijuara nga materia dhe forma. Forma e të gjitha gjallesave është shpirti, i cili udhëzon dhe drejton zhvillimin e tyre. Shumë besime fetare natyrale e konsiderojnë Zotin si "shpirtin e universit". Madje edhe [[monoteizmi]] i hershëm kishte shumë elemente natyraliste. Parajsa dhe ferri konsideroheshin vende fizike mbi dhe nën tokë. "Shpëtimi" konsiderohej ringjallja e trupit. Më vonë me probleme të fesë natyrore janë marrur edhe [[Agostini]], [[Tomas Akuinas]], [[Nicolas Malebranche]], [[David Hume]], [[William James]], [[Rupert Sheldrake]], etj.<ref>Sheldrake, R. (2012) ''Set Science Free: 10 Paths to New Discoveries.'' Depak Chopra.</ref>
 
== Shih edhe ==
* Wolfhart Pannenberg: ''Systematische Theologie'', Band 1, Göttingen 1989, S. 83–122.
{{div col end}}
 
== Referimet ==
Anonymous user