Abdyl Frashëri: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Etiketat: Redaktim nga celulari Redaktim nga aplikacioni për celular Ndryshim nga aplikacioni iOS
Rreshti 17:
 
== Biografia ==
UAi u lind në fshatin [[Frashëri (Përmet)|Frashër]] të [[Vilajeti i Janinës|Vilajetit të Janinës]] (sot në [[Rrethi i Përmetit|rrethin e Përmetit]]), i biri i Halit beut (1797–1859) dhe Emine hanëmit (1814–1861). Nga i ati ishin pasardhës timarlinjsh me prejardhje nga [[Berati]] që më vonë u njohën si [[Frashërllinjtë#Dakollarët ose Dulellarët|Dulellarët]], ndërsa familja e së ëmës qenë pinjoj të [[Iljaz Bej Mirahori|Iljaz bej Mirahorit]].<ref name="Gawrych90">{{cite book|url=https://books.google.com.au/books?id=wPOtzk-unJgC&printsec=frontcover&dq=The+crescent+and+the+eagle:+Ottoman+rule,+Islam+and+the+Albanians,+1874-1913+lexicon&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwiT94zl8ebXAhWJT7wKHYRLADEQ6AEIJjAA#v=snippet&q=Naim&f=false|title=The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913|last=Gawrych|first=George|publisher=IB Tauris|language=en|year=2006|isbn=9781845112875|location=Londër|pages=13}}</ref>
 
Kaloi pjesën e parë të jetës në fshatin e lindjes deri në moshën 18-vjeçare kur u vendos për nevoja pune në [[Janina|Janinë]]. U shqua si personalitet politik qysh më [[1877]], sapo u duk se [[Kriza Lindore]] po rrezikonte trojet shqiptare. Si kryetar i [[Komiteti i Janinës|Komitetit Shqiptar të Janinës]] që u formua po atë vit, hartoi projektin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me anën e kryengritjes çlirimtare antiosmane. Por shpresat e tij se idenë e shtetit shqiptar do ta përkrahnin rivalët e [[Perandoria Ruse|Perandorisë Ruse]], të cilët nuk e dëshironin supremacinë e saj në Gadishullin [[Ballkani]]k, nuk u realizuan. Bisedimet që zhvilloi me përfaqësuesit e Greqisë në korrik dhe në dhjetor 1877, për një aleancë politike dhe ushtarake shqiptaro-greke kundër [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]] dështuan gjithashtu mbasi as [[Athina]] nuk e pranoi idenë e një Shqipërie të Pavarur në kufijtë e saj etnikë.