Top Albania Radio: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
No edit summary
Rreshti 20:
}}
 
'''Top Albania Radio është''' [[Radio|radioja]] më e madhe në Shqiperi[[Shqipëria|Shqipëri]], lindi në 14 Shkurt të vitit 1998. Ky medium radiofonik tashmë është shndërruar në radion më të suksesshme në vend, me muzikën më të zgjedhur shqiptare dhe të huaj dhe me edicionet informative të cilat transmetohen çdo 60 minuta me lajmet më të fundit nga vendi dhe [[bota]], por dhe me një larmi programesh [[Kultura|kulturore]] e [[Sporti|sportive]].
 
= Historia =
'''Pranverë 1998''':[[Shqipëria]] e atëhershme mediatike numëronte veç gazetave dhe disa iniciativave (po i quajmë kështu) audiovizuale, të konsideruara si dallëndyshet e para të erës së re, që po shfaqej paksa me vonesë në raport me shndërrimet e mëdha në rrafshet e tjera të jetës. Me një qasje të thjesht, pas 8 vitesh që kishkishte rënë [[monopoli]] [[Politika|politik]] në vend, i kishte ardhur radha rënies së monopolit radioteleviziv ([[Radio Televizioni Shqiptar|RTSH]]-së). Por nuk do të ndodhte ama si në politikë. E reja që do të zëvendësonte të vjetrën nuk do të mbarte reminishencat e kësaj të fundit.
 
Kjo nuk do të vinte menjëherë. 3-4 radiot e para ishin më tepër “jukebox”, pa ndonjë cilësi audio të veçantë dhe e vetmja tërheqje që provokonin ishte muzika pa hesap në transmetim. Dhe kjo ndodhte ose me kaseta, [[Disku kompakt|CD]] te vjetra dhe xhirodisqe (pllakat e karbonit).
 
Për lajme profesionale apo për zëra profesionalë as që bëhej fjalë. Gjithçka kishte ndalur tek e kaluara. Ishte dhe një periudhë kur [[Shqipëria]] sa kishte nisur të mëkëmbej nga troshitja që i bëri vetes më [[1997 në Shqipëri|97-ën]]. Sakaq ishte dhe fund-[[dimri]]. [[Pranvera]] që po afrohej nuk ishte ajo e një viti më parë, por trishtimi ndër njerëz ishte akoma prezent. 14 shkurt 1998. Në 100 MHz, dëgjohet “Top Albania Radio”.
 
Që prej asaj dite, ky konstelacion me tre fjalë do të hynte në historinë e [[Shqipëria|Shqipërisë]] si një faqe e re e saj, e revolucionit mediatik-audiovizual, që do të përfaqësohej fillimisht nga kjo radio e më pas nga “[[Top Channel]]” e “[[DigitAlb]]”.
 
Shumë shpejt, nga një radio ajo do të shndërrohej në fenomen, aq sa për banorin jo kryeqytetas, të shkoje në [[Tirana|Tiranë]] do të thoshte të dëgjoje dhe “Top Albania Radio”-n për disa ditë apo për disa orë. Pa diskutim, kjo radio ishte një ndër evenimentet më të rëndësishme të 1998-ës për [[Shqipëria|Shqipërinë]], ndonëse një iniciativë private e një të riu me ëndërra mbi median e re në [[Shqipëria|Shqipëri]] dhe fillimisht një radio ndryshe nga të tjerat. Ai ishte [[Dritan Hoxha (gazetar)|Dritan HOXHA]].
 
Dritan Hoxha gjeti vitin më të vështirë për të menduar, vitin [[1997 në Shqipëri|1997]], kur e gjithë [[Shqipëria]] ishte përfshirë në kaos pas rënies së skemave piramidale, që e hodhën shtetin dhe shqiptarët në rënie të lirë. Atëherë kur bizneset po largonin paratë dhe familjarët nga [[Shqipëria]], Tani vendosi të investojë në ngritjen e një radioje. Ndërkaq, paralelisht me bizneset e tij, ngrihej edhe familja e tij biologjike. Vajza e tretë, Redia lindi pikërisht ditën kur lindi edhe '''“Top Albania Radio”''', më 14 shkurt 1998.
 
'''“Top Albania Radio”''' mori [[Licenca|liçensën]] e parë kombëtare për radiot private, duke hedhur brenda një viti një hap të rëndësishëm në suksesin e saj të padiskutueshëm. Sinjali i saj mbulonte 95% të territorit të vendit, kur radioja shtetërore 60-vjeçare mbulonte vetëm 75%. Kjo radio transmetonte rreth 19 edicione informative flesh dhe muzikë bashkëkohore. Ajo iu imponua të gjitha moshave, për një arsye të thjesht: të rinjtë e gjenin veten aty, ndërsa të moshuarit, sepse donin të ndiheshin të rinj.
 
Por, [[Dritan Hoxha]] e konsideroi Radion dashurinë e parë të [[Ëndrra|ëndrrës]] së tij të vjetër. Tashmë kishte prekur fillin e një suksesi, që do të ngacmonte tek ai, në mënyrë të vazhdueshme, vetëm ide dhe risi. [[Mosha]] mesatare e stafit të “Top Albania Radio” ishte vetëm 20 vjeç. Ndoshta për këtë arsye, ai ndaloi gjithë stafin ta thërrisnin shef, bos apo pronar. Ai ishte thjesht Tani për ta, i cili shpesh-herë i thërriste në mbledhje të befasishme, dhe kur të gjithë prisnin vërejtje apo diçka tjetër, ai i ftonte në festë. Donte të ndante me ta, jo vetëm punën, por edhe suksesin.
 
Pas 3 vitesh, idetë për radion ishin shtuar, por dhe reflektimi ndaj kritikave të dëgjuesve. Në radio duhej kënduar më shumë [[Gjuha shqipe|shqip]], ndërkohë që “Top Albania Radio” prekte tashmë, me sinjalin e saj, gjithë hapësirën shqipfolëse në [[Ballkani|Ballkan]]. Dhe i gjithë ky sukses, pa asnjë [[Reklamimi|reklamë]] shtetërore apo lidhje [[Politika|politike]].
 
Për shkak të këtij zhvillimi teknologjik, i vetmi në [[Shqipëria|Shqipëri]], por i paprecedentë edhe për vendet e Ballkanit dhe ato perëndimore, “Top Albania Radio” u bë stacioni i parë i vizitorëve të veçantë në [[Shqipëria|Shqipëri]].
 
Pasionant, inkurajues, Dritan Hoxha i prekte vetë i pari sukseset, dhe për këtë arsye, kishte zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme të punuari. Të paktën në [[Shqipëria|Shqipëri]], punonte në ekip dhe besonte tek ky ekip. Ai rrinte gjithnjë pas kuintave, jo për të kontrolluar, por për t‘u ndjerë pjesë e ekipit.
 
Dritan Hoxha kishte prekur një sukses të fortë me “Top Albania Radio”. Kjo ishte udha e hekurt, ku nuk do të kalonte më një tren me avull, por një ‘ekspres‘ i shpejtësisë së lartë. Kjo shpejtësi do ta çonte herët në stacionin e dytë të ëndrrës së tij të madhe, stacionin ku ai do të ndalej më gjatë dhe punonte më fortë. Në qershor të vitit 2001, hodhi me mjaft guxim idenë e hapjes së televizionit, i cili ngjalli që në ide kureshtjen dhe etjen për ta parë, ende pa lindur. Dhe “[[Top Channel]]” nuk i zhgënjeu pritshmëritë.
Rreshti 49:
Transmetimet eksperimentale nisën që në janar të vitit 1998, ku transmetohej vetëm muzikë. Edhe transmetuesi i parë që mbulonte Tiranën dhe rrethinat e saj, u vendos pikërisht këtë muaj.
 
Më pas, 14 shkurti ishte dita kur nisi transmetimi zyrtar dhe atë ditë, prezantuesja e parë Gerta Heta lançoi tek dëgjuesit numrat e telefonit. Që atë ditë, telefonat e “Top Albania Radios”Radio” -s nuk kanë pushuar asnjë çast, për t’u bërë pjesë të gjithë nga pak të “Radios me [[ngjyra]] në Shqipëri”.
 
Ndërsa emisioni i parë ka qënë një hit-parade me këngë “dance” të prezantuara nga Gerta Heta. Por vendosja e kontaktit telefonik me dëgjuesin solli nisjen e emisionit më tradicional të radios: “Një këngë për ty”, që edhe sot ruan kuota te larta të dëgjueshmërisë. Emisioni solli dëgjuesin në Radio, forma më e mirë për t’u futur tek një audience dhe kjo e fundit për të mbajtur një vesh tek radio më e re. Prezantuesja tjetër e TAR, Alketa Vejsiu, hyri në Radio si element i atij target grupi të rinjsh të cilët kishin një pasion, të preknin botën mediatike dhe të prezantonin muzikë të re dhe të mirë.
 
Sakaq, një zë femëror, që po ashtu u bë pjesë identifikuese e '''“Top Albania Radios”''', ishte ai i Arbana Osmanit, siç vazhdon të jetë edhe sot dhe jo vetëm në radio. Kur flitet për “identifikim”, kihet parasysh që pothuajse e gjithë tradita e [[Top Media|Top Medias]] ndërtohet, përvijohet mbi shumë risi e të veçanta origjinale. E njëra prej tyre është “identifikimi si identitet”, që shprehet në cilësinë e zërit të folëses apo folësit, cilësinë e artikulimit, formimin e përgjithshëm profesional dhe atë specifik. Nga këto lloj standartesh ndodh që “Top Albania Radio” bën menjëherë diferencën dhe dallimin e qartë, pa qenë nevoja të kërkosh me patjetër 100 mhz. Në pistën e nginjur të FM- së, “Top Albanian” mund ta gjesh kollaj dhe pa këtë orientim bazë, siç është vala në eter.
 
Shtrati artistik i '''Top Albania Radio''' ka patur fillimisht identitetin e Bojken Lakos. Për programet e para në radio me tendencë që të afronte në format tradicionale dëgjuesit revolucion në këtë radio, që në ato fillime patën xhingllat e famshme. Mjet i identitetit të një radio ndryshe nga të tjerat në bandën FM.
 
Batuta “UA MAMI, TOP ALBANIA”, si gjetje për t’i fiksuar shumë të rinjve dhe jo vetëm logon, nuk ishte rastësore.
 
Ne fillim tetë vitit 1999, Saimir Kodra e Genti Pjetri, marrin në drejtim “Radio Maninë”Mania”, program që me suksesin absolut të dikurshëm mbi dëgjuesit e radios, e beribëri TAR pikën e vetme të argëtimit radiofonik në vend.
 
E teksa '''Top Albania Radio''' rritej aq sa mundej në hapsirën mediatike, 3 vite pas krijimit hyn në një stat të lart të investimit mediatik.Shpenzohen buxhete mijëra Euroeuro për t’u vendosur në ambiente dinjitoze, aty ku qëndroi deri në 2021, tek Piramida. Ambjentet e rejaekzistuese janë pranë [[Stadiumi “Air Albania“|Stadiumit Air Albania]] tek Sheshi Italia 1, Arena Center.
 
TAR mori përmasat e një institucioni, jo më një radio nga pasioni që mbetet aty. 3 studio prodhimi, një vetëm për krijimin e muzikës moderne shqiptare dhe më pas zgjerimi me staf te ri. Zëra të rinj në mikrofon për programe të shtuara dhe gjithëpërfshirëse.
 
Në atë kohë vjen Xhoi Begaj, e cila po ashtu gjeti vendin e saj tek programi historik “Një këngë për ty” dhe me kalimin e viteve në TAR, filluan edhe 14 programe të tjera si: “Brand New”, “Hit-Parade anglez, amerikan, europian,shqiptar, RNB, “Week Chart Parade”, “Top Albania Radio weekend”, “Summer time”.
 
DJ kanë qenë dhe mbeten pjesa tjetër e thelbit “ndryshe” dhe pakrahasueshmërisht të avancuar të '''“Top Albania Radios'''”. DJ Aldo ka qenë i pari i radios, i dalluar për mjeshtërinë e miksimit së bashku me DJ Bendin e DJ Oltin, e me pas Indrin e Dori DJ.
Rreshti 71:
Në çdo pajisje funksionale sot në TAR që nga transmetuesit, mikserat, serverat me sistemin komjuterik të transmetimit dhe deri tek mikrofonat e studiove, janë “fjala e fundit” e teknologjisë, një traditë e Tanit që vijon edhe sot. “Top Albania Radio” aplikoi për herë të parë dhe transmetimin me program kompjuterik, siç ishte “Etere-Player”, që tashmë ka kaluar si program avangardë në transmetimet televizive. '''“Top Albania Radio”''', që në 99-ën ishte e para radio që nisi të blinte muzikë me të drejta transmetimi.
 
Ndërkohë që nuk bëhet fjalë për diferencë kohore qoftë dhe në [[Ora|orë]] të hedhjes në transmetim të hiteve më të fundit, por që pastaj përcaktohet artistikisht se cila prej tyre do të ngrihet në statusin e hitit me preferencë masive. Ngritja më pas e post-produksionit të radios nga ana e Bojken Lakos dhe Fabian Asllanit, ishte arritja tjetër e madhe e radios, prej së cilës nisi prodhimi i xhingllave, siglave dhe i produkteve të tjera audio, me të cilat sot e kësaj dite furnizohen sektorë të tjerë të Top Medias.
 
Edhe pse skeptrin e pushtetit mbi publikun e ka marrë televizioni [[Top Channel]], '''“Top Albania Radio”''' vijon të sundojë në audiencën e radiodëgjuesve shqiptarë.
 
Në një studim të fundit në terren nga gazetari Arben Muka rezulton se drejtuesit e [[Automobili|automjeteve]][[Shqipëria|Shqipëri]], të cilët dëgjojnë radion gjatë udhëtimit të tyre, preferojnë të ndjekin më shumë '''Top Albania RadionRadio-n''' për programet, muzikën dhe programacionin e qëndrueshëm.
 
Studim i kryer në 5 qarqet më të rëndësishme në vend. Emisioni më i ndjekur ka qenë ai i mëngjesit “Wake Up”, në 4 nga 5 qarqet ku është bërë studimi.
 
Studimi i kryer në [[Tirana|Tiranë]], [[Korça|Korçë]], [[Shkodra|Shkodër]], [[Vlora|Vlorë]] e [[Elbasani|Elbasan]], është bazuar në të dhënat e Ministrisë së TransportitInfrastrukturës dhe Punëve PublikeEnergjisë dhe është fokusuar në mbledhjen e informacionit nga një target-grup i përbërë prej njerëzish të prejardhjeve, profesioneve, moshave dhe gjinive të ndryshme, në mënyrë që të jetë sa më përfaqësues.
 
= Edicionet Informative =
Lajmet e '''“Top Albania Radios”''' ishin pjesa që tregonte se ndërtimi i saj nuk ishte një trill momenti i dikujt. I vetmi aspekt [[Komerciale|jokomercial]] e që përmbledh të gjitha atributet e formimit gazetaresk, u bë shumë shpejt fytyra tjetër simpatike e radios brenda një portreti joshës në maksimum. Zamira Koleci, një gazetare traditë në Radio Tirana, ishte ajo që do të themelonte redaksinë e lajmeve në radio, me një format tërësisht të ri; me lajmin e shpejtë flash; të shkurtër e ritmik. Fillimisht çdo dy orë, edicionet u bënë çdo një orë, duke e sjellë lajmin e fundit pa e përsëritur atë për të gjitha fushat, nga vendi e bota. Edhe në këtë pikë, '''“Top Albania Radio”''' realizoi një revolucion në historinë e servirjes së lajmit ne Radio.
 
= Rruga e suksesit =
Dëgjueshmëria rekord u shënua që në vitin e parë. Në vitin 2000 mori liçencën si radio kombëtare, duke shtrirë kështu valët përpos [[Shqipëria|Shqipërisë]], edhe në zonat e rajonit ku ka shqiptarë. Viti 2001 do të sillte risi të tjera. Spostimi në qëndrën kombëtare të kulturës “Pjetër“[[Pjetër Arbnori”Arbnori]]”, në një studio me teknologji të lartë. Në vitin 2002, përveç muzikës, nisi t’i japë më shumë hapësirë informacionit, si dhe emisioneve me tematika të ndryshme, njëri prej tyre “Good Morning Albania”, i cili më pas do të transmetohej edhe në “Top Channel”. Ndër programet e para kanë qënë “Një këngë për ty” dhe “Disco Lancio” të kthyera në programe kult tashmë në transmetim edhe sot, së bashku me një sërë të tjerash si “Wake Up”, “Live from Tirana”, “Radio Cinema”, “Road trip”, “Rikoshet”, “Mix 2 mix”, “Pro Shqip”, “Summer Dance” e “Top Dance”.
 
Radios '''“Top Albania Radio”''' iu shtuan edhe emra të njohur të gazetarisë televizive, si [[Sokol Balla]], me emisionin “Sokol Balla live” apo [[Alban Dudushi]] me “Triçikël”. Të ftuar në radio kanë qënë personalitete të të gjitha fushave, artistët më të mirë të muzikës ndërkombëtare të cilët kanë ardhur në [[Shqipëria|Shqipëri]] ku si stacion komunikimi me dëgjuesin kanë patur studion e TAR. Politikanët më në zë të vendit dhe rajonit kanë folur ne studion e Top Albanias në emisione nga më të ndryshmet. Presidentët e vendit, Kryeministrat dhe një sërë personalitetesh kombëtarë e ndërkombëtarë janë bërë pjesë e transmetimeve tona.
 
'''“Top Albania Radio”''' prodhon dhe promovon [[Muzika|muzikën]] shqiptare e cila zë një hapësirë prej afro 40% të play listës muzikore. Mbi 24 vite transmetim, me qëllimin për të dhënë më të mirën.
 
= Programet që transmeton =