Kategoritë bëjnë të mundur ndarjen e artikujve të ''Wikipedia'' në grupe sipas karakteristikave kryesore të tyre për përdorim më të thjeshtë. Një artikull mund të jetë pjesë e disa kategorive të cilat nga ana e tyre mund të jenë të nënrenditura në kategori të tjera.
Lista e plotë e kategorive mund të gjendet [https://sq.wikipedia.org/wiki/Kategoria:P%C3%ABrmbajtja këtu].
-Përpara se të krijoni një kategori sigurohuni të shikoni pemën aktuale të kategorive më sipër. Kat
-Për kategoritë e teknike është mirë që të mos u shfaqen përdoruesve të zakonshëm duke qenë se shpeshherë nuk janë të interesuar për pjesën teknike të projektit. Për këtë arsye, gjatë krijimit të këtyre kategorive, në fund të faqes vendoset fjala magjike <code><nowiki>__HIDDENCAT__</nowiki></code> që bën të mundur automatikisht që kategoria të renditet te kategoritë e fshehura dhe emri i kategorisë të mos shfaqet në artikujt ku ajo përdoret.
Pas kësaj mjafton ta ruani dhe kategoria juaj do jetë gati për tu përdorur nëpër artikuj.