Arsimi në Maqedoninë e Veriut: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Rreshti 29:
Në fund të periudhës së tretë njohuritë e nxënësve në lëndët gjuhë maqedone, shqipe, turke ose serbe, matematikë dhe gjuhë të huaj ( kurse me propozim të ministrit të arsimit mundet edhe lëndë tjetër) kontrollohen me testet e standardizuara të njohurive. Rezultatet e këtyre shfrytëzohen si informatë kthyese se sa janë arritur njohuritë e pritura. Këto informata ju shërbejnë nxënësve dhe prindërve, por nuk ndikojnë në notat e nxënësve.
 
===Lëndët e detyrueshme===
Në klasët e ulta disa lëndë mësohen në mënyrë integruese, psh. njohja e mjedisit, shkencat
natyrore dhe teknika, shoqëria etj. Përveç mësimit të detyrueshëm në lëndët e informatikës, shfrytëzimi i teknologjisë informatike është pjesë përbërëse e secilës lëndë mësimore.
 
'''Lëndët e detyrueshme''' janë: Gjuhë maqedone (shqipe, turke dhe serbe); Matematikë; Gjuhë angleze; Gjuha e dytë e huaj; Arsimi figurativ; Arsimi muzikor; Njohja e mjedisit; Arsimi teknik; Informatikë; Shoqëri; Gjeografi; Histori; Arsimi qytetar; Natyrë; Shkenca natyrore; Shkanca natyrore dhe teknikë; Biologji; Kimi; Fizik; Arsim fizik dhe shëndetësor;.
 
'''Ofertë për lëndët e detyrueshme zgjedhore''' janë: Gjuha dhe kultura e vllehëve, romëve, boshnjakëve; Njohja e religjioneve; Etikë;.
 
'''Lëndë të tjera zgjedhore''' janë: Krijimtari; Gjuhë shqipe; Shkathtësi për jetesë (përpunimi i zbukurimeve, përgatitje gjellërash , pikëpamjet e kulturave bujqësore etj.); Edukim për mjedisin; Hulumtimi i vendlindjes; Vallëzim dhe valle popullore; Projekte nga arti muzikor dhe figurativ; Arsimi teknik; Projekte nga informatika; Sport zgjedhor; Përparimi i shëndetit;
Kultura klasike në civilizimin evropian;
 
[[Category:Arsimi në Maqedoni| ]]