[Redaktim i kontrolluar][pending revision]
Content deleted Content added
Rreshti 1:
[[Figura:Nuhi Berisha.jpg|thumb|Nuhi Berisha]]
Portreti i Heroit te Kombit Nuhi Berisha
'''Nuhi Berisha''', u lind më [[3 tetor]] [[1961]] në [[Svirca|Svircë]] të [[Kamenica|Dardanës]] (ish [[Kamenica|Kamenicë]]). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në [[Gjilani|Gjilan]], ndërsa Fakultetin juridik dhe të Kulturës fizike i vijoi në [[Prishtina|Prishtinë]]. Ishte nxënës dhe student i shkëlqyshëm. Nuhiu kishte vizion të çartë për të ardhmen e Kosovës dhe guximin e duhur për të vepruar kunder regjimit të atëhershë qysh nga bangat e shkollës së mesme. Ndërsa si student me iniciativën e Rexhep Malës dhe të bashkveprimtarëve të tjerë formohet Komiteti i Studentëve në kuadër të Grupit Revulucionar, i cili do ti shërbejë Lëvizjës çlirimtare të shqiptarëve si bërthamë e parë për lëvizën e pranverës studentore të [[1981]]-it. [[Rexhep Mala]] dhe Nuhi Berisha provuan të vihen në themelet e një organizimi të lëvizjes çlirimtare, që vepronte në kontunitet, kurse me [[1973]] fillluan veprimtarin e tij në botimin e gazetës "[[Zëri i Kosovës (gazetë)|Zëri i Kosovës]]".<ref>https://sq.wikipedia.org/wiki/Z%C3%ABri_i_Kosov%C3%ABs_(gazet%C3%AB)</ref>
 
Nuhi Berisha dhe [[Rexhep Mala]] në mesnatën e 11 e [[12 janar]]it [[1984]] ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
 
Shkolla fillore në [[Tygjeci|Tygjec]] sot, mben emrin e tij.
Nuhi Berisha u lind me 3 tetor 1961, në Sfircë, nje fshat në kufirin e përdhunshëm mes Kosovës Lindore dhe Kosovës Qëndrore.
 
Si gjimnazist në Gjilan, ai, i influencuar nga rrethi i tij familjar, ku bënte pjesë edhe Kadri Zeka, njeri prej prijësëve të shquar të Ilegales së atëhershme, u përfshi në radhet e organizuara të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës.
 
Ai ishte student i shkëlqyer i dy fakulteteve të Universitetit të Prishtinës, Juridikut dhe Edukatës Fizike.
 
Vrullin e tij studimor e ndërprenë trazirat e përgjakshme në pranverë të vitit 1981, në të cilat Nuhi Berisha mori pjesë aktivisht.Këto ngjarje që tronditën Federatën e dominuar nga sërbët dhe nga Serbia, Nuhi Berisha do t’i përshkruajë mjeshtrisht në kujtimet e tij, “Pranvera e luleve të kuqe“.
 
Asokohe në Kosovë u shpall gjendje shtetrrethimi dhe shërbimet sekrete arrestuan me mijëra djem e vajza të Kosovës,
 
Në këtë valë arrestimesh u zunë shumë prijës qëndror e lokal të organizatave ilegale.Ndërsa në mërgim u vranë tre prijësit e shquar të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës, Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka. Kjo shkaktoi një rrokopuje të vërtetë në radhët e organizuara, sepse u shkëputen lidhjet organizative dhe u dëmtua rëndë gjithë struktura e organizimit ilegal, me ç’rast Lëvizjes Kombëtare iu dha një grusht i rëndë.
 
Mes shumë aktivistëve të tjerë policia sekrete kishte identifikuar me kohë edhe Nuhi Berishën.Mirëpo, gjatë një rrethimi, falë shkathtësisë fizike e mendore, ai iu iku nëpër thonj reparteve ndëshkuese të policisë speciale dhe kaloi në ilegalitet.
 
Tani, para tij me shokë, u shtrua çështja e konsolidimit të radhëve të organizuara, rivënia e lidhjeve të shkëputura mes grupeve dhe individëve që vazhdonin të veprojnë organizativisht në ilegalitet të thellë dhe sidomos koordinimi i veprimtarisë mes dy pjesëve themelore të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës;
 
asaj që vepronte brenda vendit dhe
 
asaj që vepronte në mërgim.
 
Nuhiu ishte i lindur për këtë rol rëndësor dhe u shqua për aftësi organizative e konspiracion të thellë, në një moment jo vetëm dramatik por edhe kyq për ristrukturimin e Lëvizjes tonë Kombëtare. Në këtë funksion ai doli tri herë në mërgim, fillimisht në Turqi, e pastaj dy here radhazi në Zvicër.
 
Në vitin 1982, vetëm brenda disa muajsh, Nuhiu arriti, të vërë kontakte dhe ta koordinojë veprimtarinë gati me të gjitha grupet që vepronin në krejt territoret shqiptare në ish-Jugosllavi… Pra gjithandej në Kosovë, në Maqedoni, në Kosovën Lindore dhe në Mal te Zi.
 
Përmes këtij rrjeti organizativ Nuhi Berisha arrijti ta shperndajë gjithandej organin e Lëvizjes për Republikë, “Zëri i Kosovës“, të shkruajë e të shpërndajë trakte.
 
Kjo ishte një punë e mundimshme e me shumë rreziqe, por pavarësisht kësaj ai arrijti të shkelë me këmbët e tij trojet shqiptare cep më cep në kërkim të lidhjeve të shkëputura mes veprimtarësh e grupesh që terrori policor i pati dëmtuar keq.
 
Kjo ishte një punë me rreziqe të mëdha. Por Nuhi Berisha mësoi shumë dhe mësoi shpejt; me veshje punetorësh ose vegla pune në duar ai u kalonte para hundëve e si hije gjahtarëve të shumtë të UDB-ës satanike.
 
Në pranverë të vitit 1983, Nuhi Berisha u fut në Kosovë me Zijah Shemsiun. Ata futën me këtë rast me mijëra ekzemplarë të Zërit të Kosovës, literaturë e trakte të ndryshme.
 
Gjatë disa muajve Nuhi Berisha, arriti t’i konsolidoje radhët e organizuara gati në gjithë trojet shqiptare duke futur gjithandej vetem frymën e qëndreses kombëtare, të zhveshur nga çdo teprim ideologjik, dhe me një program të vetëm politik: krijimin me çdo kusht të Republikës së Shqiptarëve në Jugosllavi.
 
Në momentin kur organizimi po konsolidohej e po centralizohej, Sërbia dërgoi në Kosovë ajkën e shërbimit të saj sekret të udhëhequr nga Zoran Mijatoviq. Këta agjentë të regjur, pas disa muajsh, aplikuan ate që Serbia e kishte provuar me sukses kundër Levizjes Kaçake gjatë viteve njëzet të shekullit të kaluar; krijimin e grupeve ilegale hibride me përplot spiunë brenda tyre, si mënyra më e mirë për ta shpartalluar Lëvizjen Kombëtare të Kosovës me pyka shqiptarësh.
 
Falë kësaj veprimtarie diabolike, përmes një spiuni që për ironi e kishte nofkën “Besniku“, u identifukua jo vetëm veprimtaria e Nuhi Berishës dhe Rexhep Malës, por edhe vendi i një takimi shumë të rëndësishëm në Lagjen e Trimave, në Prishtinë.
 
Aty, në një rrethim të shumëfishtë, në përpjekje për të çarë rrethin e pushtuesve, në natën e 11 dhe 12 janarit 1984, u vranë duke luftuar me hordhitë sërbe e kuislingët shqiptarë, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.
 
Ishte kjo një prej humbjeve më të mëdha të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës pas vrasjes së Isa Boletinit dhe Hasan Prishtinës.
 
Kjo vrasje pati pasoja katastrofike për organizimin ilegal, sepse ranë dy kuadro që ishin njerëz me shumë përvojë organizative dhe me autoritet absolut gjithandej ndër shqiptarë.
 
Kur u vra Nuhi Berisha, ai nuk i kishte ende 23 vjet. Ai u vra në një luftë të pabarabartë, në përpjekje për t’ia sjellë lirinë Kosovës. Ajo liri erdhi 15 vjet më vonë, por ishte fara e vjetër e mbjellur nga pjesëtarët e Lëvizjes Kombëtare të Kosovës që gjeneratë pas gjenerate nxorën në pah prijës e veprimtar si Nuhi Berisha që shkëlqyen gjithandej me talentin, me guximin dhe idealizmin e tyre të qashter.
 
==Veprimtaria==
[[Skeda:Permendorja Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha.jpg|parapamje|Permendorja e Rexhep Malaj dhe Nuhi Berishës , në qendër të Gjilanit.]]