[pending revision][pending revision]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Etiketa: Undo
Rreshti 1:
[[Figura:Nuhi Berisha.jpg|thumb|Nuhi Berisha]]
'''Nuhi Berisha''', u lind më [[3 tetor]] [[1961]] në [[Svirca|Svircë]] të [[Kamenica|Dardanës]] (ish [[Kamenica|Kamenicë]]). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në [[Gjilani|Gjilan]], ndërsa Fakultetin juridik dhe të Kulturës fizike i vijoi në [[Prishtina|Prishtinë]]. Ishte nxënës dhe student i shkëlqyshëm. Nuhiu kishte vizion të çartë për të ardhmen e Kosovës dhe guximin e duhur për të vepruar kunder regjimit të atëhershë qysh nga bangat e shkollës së mesme. Ndërsa si student me iniciativën e Rexhep Malës dhe të bashkveprimtarëve të tjerë formohet Komiteti i Studentëve në kuadër të Grupit Revulucionar, i cili do ti shërbejë Lëvizjës çlirimtare të shqiptarëve si bërthamë e parë për lëvizën e pranverës studentore të [[1981]]-it. [[Rexhep Mala]] dhe Nuhi Berisha provuan të vihen në themelet e një organizimi të lëvizjes çlirimtare, që vepronte në kontunitet, kurse me [[1973]] fillluan veprimtarin e tij në botimin e gazetës "[[Zëri i Kosovës (gazetë)|Zëri i Kosovës]]".<ref>https://sq.wikipedia.org/wiki/Z%C3%ABri_i_Kosov%C3%ABs_(gazet%C3%AB)</ref>
Portreti i Heroit te Kombit Nuhi Berisha
Nuhi Berisha dhe [[Rexhep Mala]] në mesnatën e 11 e [[12 janar]]it [[1984]] ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.
 
Shkolla fillore në [[Tygjeci|Tygjec]] sot, mben emrin e tij.
 
Nuhi Berisha u lind me 3 tetor 1961, ne Sfirce, nje fshat ne kufirin e perdhunshem mes Kosoves Lindore dhe Kosoves Qendrore.
 
Si gjimnazist ne Gjilan, ai, i influencuar nga rrethi i tij familjar, ku bente pjese Kadri Zeka, njeri prej prijeseve te shquar te Ilegales se atehershme, u perfshi ne radhet e organizuara te Levizjes Kombetare te Kosoves.
 
Ai ishte student i shkelqyer i dy fakulteteve te Universitetit te Prishtines, Juridikut dhe Edukates Fizike.
 
Vrullin e tij studimor e nderprene trazirat e pergjakshme, ne pranvere te vitit 1981, ne te cilat Nuhi Berisha mori pjese aktivisht. Keto ngjarje qe tronditen Federaten e dominuar nga serbet dhe nga Serbia, Nuhi Berisha, me vone, do t’i pershkruaje mjeshtrisht ne kujtimet e tij, “Pranvera e luleve te kuqe“.
 
Asokohe ne Kosove u shpall gjendje shtetrrethimi dhe sherbimet sekrete arrestuan me mijera djem e vajza te Kosoves.
 
Ne kete vale arrestimesh u zune shume prijes qendror e lokal te organizatave ilegale. Ndersa ne mergim u vrane tre prijesit e shquar te Levizjes Kombetare te Kosoves, Vellezerit Gervalla dhe Kadri Zeka. Kjo shkaktoi nje rrokopuje te vertete ne radhet e organizuara, sepse u shkeputen lidhjet organizative dhe u demtua rende gjithe struktura e organizimit ilegal, me ç’rast Levizjes Kombetare iu dha nje grusht i rende.
 
Mes shume aktivisteve te tjere policia sekrete kishte identifikuar me kohe edhe Nuhi Berishen. Mirepo, gjate nje rrethimi, fale shkathtesise fizike e mendore, ai iu iku neper thonj reparteve ndeshkuese te policise speciale dhe kaloi ne ilegalitet.
 
Tani, para tij me shoke, u shtrua çeshtja e konsolidimit te radheve te organizuara, rivenia e lidhjeve te shkeputura mes grupeve dhe individeve qe vazhdonin te veprojne organizativisht ne ilegalitet te thelle dhe sidomos koordinimi i veprimtarise mes dy pjeseve themelore te Levizjes Kombetare te Kosoves;
 
asaj qe vepronte brenda vendit dhe
 
asaj qe vepronte ne mergim.
 
Nuhiu ishte i lindur per kete rol rendesor dhe u shqua per aftesi organizative e konspiracion te thelle, ne nje moment jo vetem dramatik por edhe kyq per ristrukturimin e Levizjes tone Kombetare. Ne kete funksion ai doli tri here ne mergim, fillimisht ne Turqi, e pastaj dy here radhazi ne Zvicer.
 
Ne vitin 1982, vetem brenda disa muajsh, Nuhiu arriti, te vere kontakte dhe ta koordinoje veprimtarine gati me te gjitha grupet qe vepronin ne krejt territoret shqiptare ne ish-Jugosllavi… Pra gjithandej ne Kosove, ne Maqedoni, ne Kosoven Lindore dhe ne Mal te Zi.
 
Permes ketij rrjeti organizativ Nuhi Berisha arrijti ta shperndaje gjithandej organin e Levizjes per Republike, “Zeri i Kosoves“, te shkruaje e te shperndaje trakte.
 
Kjo ishte nje pune e mundimshme e me shume rreziqe, por pavaresisht kesaj ai arrijti te shkele me kembet e tij trojet shqiptare cep me cep ne kerkim te lidhjeve te shkeputura mes veprimtaresh e grupesh qe terrori policor i pati demtuar keq.
 
Kjo ishte nje pune me rreziqe te medha. Por Nuhi Berisha mesoi shume dhe mesoi shpejt; me veshje punetoresh ose vegla pune ne duar ai u kalonte para hundeve e si hije agjenteve te shumte te UDBes satanike.
 
Ne pranvere te vitit 1983, Nuhi Berisha u fut ne Kosove me Zijah Shemsiun. Ata futen me kete rast me mijera ekzemplare te Zerit te Kosoves, literature e trakte te ndryshme.
 
Gjate disa muajve Nuhi Berisha, arriti t’i konsolidoje radhet e organizuara gati ne gjithe trojet shqiptare duke futur gjithandej vetem frymen e qendreses kombetare, te zhveshur nga çdo teprim ideologjik, dhe me nje program te vetem politik: krijimin me çdo kusht te Republikes se Shqiptareve ne Jugosllavi.
 
Ne momentin kur organizimi po konsolidohej e po centralizohej, Serbia dergoi ne Kosove ajken e sherbimit te saj sekret te udhehequr nga Zoran Mijatoviq. Keta agjente te regjur, pas disa muajsh, aplikuan ate qe Serbia e kishte provuar me sukses kunder Levizjes Kaçake gjate viteve njezet te shekullit te kaluar; krijimin e grupeve ilegale hibride me perplot spiune brenda tyre, si menyra me e mire per ta shpartalluar Levizjen Kombetare te Kosoves me pyka shqiptaresh.
 
Fale kesaj veprimtarie diabolike, permes nje spiuni qe per ironi e kishte nofken “Besniku“, u identifukua jo vetem veprimtaria e Nuhi Berishes dhe Rexhep Males, por edhe vendi i nje takimi shume te rendesishem ne Lagjen e Trimave, ne Prishtine.
 
Aty, ne nje rrethim te shumefishte, ne perpjekje per te çare rrethin e pushtuesve, ne naten e 11 dhe 12 janarit 1984, u vrane duke luftuar me hordhite serbe e kuislinget shqiptare, Rexhep Mala e Nuhi Berisha.
 
Pas vrasjes se Isa Boletinit dhe Hasan Prishtines ishte kjo nje prej humbjeve me te medha te Levizjes Kombetare te Kosoves.Kjo vrasje pati pasoja katastrofike per organizimin ilegal, sepse rane dy kuadro qe ishin njerez me shume pervoje organizative dhe me autoritet absolut gjithandej nder shqiptare.
 
Kur u vra Nuhi Berisha, ai ende nuk i kishte 23 vjet. Ai u vra ne nje lufte te pabarabarte, ne perpjekje per t’ia sjelle lirine Kosoves. Ajo liri erdhi 15 vjet me vone, por ishte fara e vjeter e mbjellur nga pjesetaret e Levizjes Kombetare te Kosoves qe gjenerate pas gjenerate nxoren ne pah prijes e veprimtar si Nuhi Berisha qe shkelqyen gjithandej me talentin, me guximin dhe idealizmin e tyre te qashter.
 
Lavdi e perjetshme kujtimit te prijesve te shquar Levizjes Kombetare te Kosoves!
 
Do te jetoje pergjithmone e sa te kete shqiptare mbi dhé kujtimi i ndritshem per Heroin e Kombit, Nuhi Berishen!
 
==Veprimtaria==
[[Skeda:Permendorja Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha.jpg|parapamje|Permendorja e Rexhep Malaj dhe Nuhi Berishës , në qendër të Gjilanit.]]