Abdyl Frashëri: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 14:
{{Leter Tabela Fund}}
 
'''Abdullah bej Dume-Frashëri''' njohur thjesht si '''Abdyl Frashëri''' ([[Frashëri|Frashër]], [[1839]] - Stamboll, [[23 tetor]] [[18921899]]) ka qenë deputet shqiptar në [[Asambleja e Përgjithshme e Perandorisë Osmane|Mexhlisin Osman]], një nga udhëheqësit kryesorë të [[Lidhja e Prizrenit|Lidhjes Shqiptare të Prizrenit]].
 
== Biografia ==
Ai lindi në fshatin [[Frashëri (Përmet)|Frashër]] të [[Vilajeti i Janinës|Vilajetit të Janinës]] (sot në [[Rrethi i Përmetit|rrethin e Përmetit]]), i biri i Halit beut (1797–18591799–1859) dhe Emine hanëmit (1814–1861). Nga i ati ishin pasardhës timarlinjsh me prejardhje nga [[Berati]] që më vonë u njohën si [[Frashërllinjtë#Dakollarët ose Dulellarët|Dulellarët]], ndërsa familja e së ëmës qenë pinjoj të [[Iljaz Bej Mirahori|Iljaz bej Mirahorit]].<ref name="Gawrych90">{{cite book|url=https://books.google.com.au/books?id=wPOtzk-unJgC&printsec=frontcover&dq=The+crescent+and+the+eagle:+Ottoman+rule,+Islam+and+the+Albanians,+1874-1913+lexicon&hl=en&sa=X&ved=0ahUKEwiT94zl8ebXAhWJT7wKHYRLADEQ6AEIJjAA#v=snippet&q=Naim&f=false|title=The Crescent and the Eagle: Ottoman rule, Islam and the Albanians, 1874–1913|last=Gawrych|first=George|publisher=IB Tauris|language=en|year=2006|isbn=9781845112875|location=Londër|pages=13}}</ref>
 
Kaloi pjesën e parë të jetës në fshatin e lindjes deri në moshën 18-vjeçare kur u vendos për nevoja pune në [[Janina|Janinë]]. U shqua si personalitet politik qysh më [[1877]], sapo u duk se [[Kriza Lindore]] po rrezikonte trojet shqiptare. Si kryetar i [[Komiteti i Janinës|Komitetit Shqiptar të Janinës]] që u formua po atë vit, hartoi projektin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me anën e kryengritjes çlirimtare antiosmane. Por shpresat e tij se idenë e shtetit shqiptar do ta përkrahnin rivalët e [[Perandoria Ruse|Perandorisë Ruse]], të cilët nuk e dëshironin supremacinë e saj në Gadishullin [[Ballkani]]k, nuk u realizuan. Bisedimet që zhvilloi me përfaqësuesit e Greqisë në korrik dhe në dhjetor 1877, për një aleancë politike dhe ushtarake shqiptaro-greke kundër [[Perandoria Osmane|Perandorisë Osmane]] dështuan gjithashtu mbasi as [[Athina]] nuk e pranoi idenë e një Shqipërie të Pavarur në kufijtë e saj etnikë.
 
Në fund të vitit 18771878, Abdyl Frashëri (atëherë deputet i Janinës në parlamentin e dytë osman), u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare, që u formua në Stamboll ([[Komiteti i Stambollit]]). Si kryetar i tij ai dha një kontribut të rëndësishëm në përpunimin e platformës politike që adoptoi lëvizja kombëtare pas fitores ruse mbi Perandorinë Osmane dhe sidomos pas nënshkrimit të [[Traktati i Shën Stefanit|Traktatit të Shën Stefanit]]. Sipas tezës së Abdyl Frashëri në kushtet e krijuara nga prirjet ekspansioniste të Rusisë cariste, nga interesat e fuqive perëndimore për ta mbajtur më këmbë Perandorinë Osmane dhe nga synimet e monarkive ballkanike fqinjë për ta copëtuar Shqipërinë, zgjidhja më e përshtatshme (një zgjidhje kjo e përkohshme) ishte krijimi i një shteti autonom shqiptar nën [[suzereniteti]]n e sulltanit ose, të paktën, krijimi i një [[vilajeti]] të bashkuar shqiptar në kuadrin e Perandorisë Osmane, i cili, po të realizohej, do të sanksiononte kufijtë etnikë të Shqipërisë dhe të drejtat kulturore të shqiptarëve.
 
Si një nga autorët kryesorë të platformës politike të Komitetit Qendror të [[Stamboll]]it, të cilën Abdyl Frashëri e parashtroi publikisht edhe me anën e artikujve që botoi në disa organe të shtypit evropian gjatë pranverës së vitit 1878, ai mori pjesë aktivisht në themelimin e Lidhjes Shqiptare të [[Prizreni]]t. Pas themelimit të Lidhjes, e cila e adoptoi këtë platformë, Abdyl Frashëri. u shqua si [[udhëheqës]], [[organizator]], [[diplomat]] dhe [[aktivist]] i saj. Veprimtarinë e tij kryesore e zhvilloi sidomos në viset e vilajetit të Janinës dhe të Kosovës. Nuk e shkëputi asnjëherë luftën për mbrojtjen e tërësisë tokësore të atdheut nga lufta për autonominë e Shqipërisë. Mori pjesë pothuajse në të gjitha kuvendet kryesore që u organizuan nga Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare ose nga komitetet ndërkrahinore të saj. Kudo udhëhoqi krahun autonomist të lëvizjes. Në Kuvendin themelues të Lidhjes së Prizrenit u zgjodh kryetar i koinisionit të punëve të jashtme të saj. Ai përfaqësoi [[Toskërinë]] në Kuvendin e Parë të Dibrës ([[1 Nëntor|1 nëntor]] [[18781879]]), ku u miratua rezoluta me të cilën kërkohej zyrtarisht nga Porta e Lartë krijimi i vilajetit të bashkuar autonom të Shqipërisë. Ai qe organizatori kryesor i [[Kuvendi i Prevezës|Kuvendit të Prevezës]] ([[janari|janar]] [[18791880]]), i cili arriti ta pengonte lëshimin e [[Çamërisë]] në favor të Greqisë. Në pranverën e vitit 18791880 kryesoi delegacionin e Lidhjes që vizitoi kryeqytetet e Fuqive të Mëdha për të mbrojtur nga afër tërësinë territoriale dhe të drejtat për autonomi të Shqipërisë. Abdyl Frashëri, ishte promotori i projektit që miratoi Kuvendi i Dytë i Frashërit për të formuar qeverinë e përkohshme. Ai udhëhoqi gjithashtu [[Kuvendin Kombëtar i Gjirokastrës|Kuvendin Kombëtar të Gjirokastrës]] që u shpreh për krijimin e shtetit autonom shqiptar me anën e lëvizjes së armatosur.
 
Abdyl Frashëri, e mbrojti programin e Gjirokastrës në Kuvendin e Dytë të Dibrës ku udhëhoqi si gjithnjë krahun radikal të lëvizjes. Edhe pse programi i autonomisë nuk u pranua nga përfaqësuesit e rrymës së moderuar, ai kaloi në [[Kosova|Kosovë]] dhe aty së bashku me bashkëluftëtarët e vet [[kosovarë]], vuri në jetë vendimet e Gjirokastrës. U bë anëtar i qeverisë së përkohshme që u formua në Prizren në fillim të vint 1881 dhe dha një kontribut të rëndësishëm né përgatitjet politike dhe ushtarake që u morën për mbrojtjen e autonomisë kundër ekspeditës ushtarake osmane.
 
Pas shtypjes së Lidhjes, më 27 maj 18811884 mbërriti në [[Manastiri (qytet)|Manastir]] i përcjellur prej një oficeri të xhandarmërisë dhe shtatë xhandarëve kalorës. Mbasi qe arrestuar duke shkuar nga [[Dibra]] në [[Elbasani|Elbasan]] tek Mahmud bej Biçakçiu. Prej aty iu dërgua Dervish Pashës në Prizren, i cili e burgosi në kalanë e qytetit ku qëndroi tre vjet që ia rrënoi shëndetin kryekëput. Më tej u internua së bashku me familjen e tij në [[Ballëkesir|Balliqeser]] e në [[Bandërma]] të [[Anadolli]]t për afro dy vjet të tjera. Në fund u amnistua me ndërhyrjen e Gazi Osman Pashës, heroit të [[Pleven|Plevnës]];<ref name=":0">{{Cite book|last=Kaleshi|first=Hasan|url=https://www.biolex.ios-regensburg.de/BioLexViewview.php?ID=833|title=Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas|year=1974|location=München|pages=535-537|language=de|author-link=Hasan Kaleshi}}</ref> u kthye në Stamboll, ku u emërua përfaqësues i këshillit bashkiak të kryeqytetit.<ref>{{Cite book|title=Shënime historike|language=sq|last=Merlika-Kruja|first=Mustafa|publisher=Omsca-1|year=2011|isbn=978-9928-132-00-0|location=Tiranë|pages=419}}</ref> Ndërroi jetë në kryeqytetin e perandorisë pas një sëmundjeje të gjatë.<ref name=":0" />
 
== Referime ==