Marin Beçikemi: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1:
[[Skeda:Psh becikemi.gif|thumb|Marin Beçikemi nga [[Pjerin Sheldija]] ]]
'''Marin Beçikemi''' ({{Lang-la|Marinus Becichemus Scodrensis}}; [[Shkodra|Shkodër]], [[1468]] - [[Padova]], [[1526]]) ka qenë një shkollar dhe orator arbëror që u shqua si humanist fillimisht në [[Bresha|Breshia]] dhe më pas në Padova të [[Republika e Venedikut|Republikës së Venedikut]] herët në shekullin e 15.
'''Marin Beçikemi''' ([[1468]]-[[1526]]) ka lindur në [[Shkodra|Shkodër]], ai studioi e dha mësim në [[Raguza|Raguzë]] të [[Dalmacia|Dalmacisë]], në Breshja të [[Italia|Italisë]] së Veriut, dhe u shqua si Profesor i retorikës në Universitetin e [[Padovë]]s. La shkrime të ndryshme në gjuhën latine, shkrimet e tij u përdorën si tekste edhe në "[[Scuola degli Albanesi]]",- ku për njëfarë kohe ishte dhe mësues<ref>[http://www.tribunashqiptare.com/news/131/ARTICLE/5088/2010-11-01.html?utm_source=feedburner&utm_medium=email&utm_campaign=Feed%3A+tsh+(Tribuna+Shqiptare) Tradita e Shkollës Shqiptare]{{Lidhje e vdekur}}{{Lidhje e thyer}}</ref>. Me [[1503]] botoi në [[Venediku|Venedik]] një "Panegjirik" me interes për [[Historia e Shkodrës|historinë e Shkodrës]] dhe për dëshmitë që autori sjell mbi qëndresën e saj kundër osmanëve, në të dy rrethimet e viteve [[1474]] e [[1478]]. Këto ngjarje, ku të afërmit e tij morën pjesë, ai i ka jetuar si fëmijë. Vepërza ka ndonjë të dhënë me interes edhe për [[Skënderbeu]]n, si edhe për historinë e mëparshme të Shkodrës. Autori është një stilist i zoti. Me "Pangjirinkun" e tij Beçikemi, si edhe [[Dhimitër Frângu]] e [[Marin Barleti]], u bëri jehonë përpjekjeve të shqiptarëve për të hequr qafe zgjedhjen turke dhe u shërbeu atyre perpjekjeve.<ref>{{Cite web |url=http://www.uskana.info/showthread.php?56-Letersia-e-vjeter-shqiptare&p=640 |title=Kopje e arkivuar |accessdate=23 korrik 2010 |archiveurl=https://web.archive.org/web/20200108044816/http://uskana.info/learning-sounds-worksheets/learning-sounds-worksheets-alphabets/?56-Letersia-e-vjeter-shqiptare |archivedate=8 janar 2020 |url-status=dead |access-date=23 korrik 2010 |archive-date=8 janar 2020 |archive-url=https://web.archive.org/web/20200108044816/http://uskana.info/learning-sounds-worksheets/learning-sounds-worksheets-alphabets/?56-Letersia-e-vjeter-shqiptare }}</ref>
 
== Biografia ==
Beçikemi vinte nga një familje arbërore në Shkodër, kur kjo ishte pjesë e [[Arbëria Venedikase|zotërimeve venedikase në Arbëri]]. Shumë prej detajeve biografike mbi familjen e tij vijnë prej disa ligjëratave dhe letrave që ai vetë shkroi, si dhe prej një panegjiriku që shkroi më 1503 duke iu drejtuar senatit venedikas si lavd për strehimin e 2,000 refugjatëve arbëror prej Shkodrës në territoret e republikës, pasi Shkodra iu dorëzua osmanëve.
 
Pas gjasave u lind më 1468, i biri i Marino dhe Bianca Pagnano; i ati ishte për rreth 30 vjet sekretar i republikës venedikase në oborrin osman, e ëma me gjasë i përkiste një familjeje tregtarësh [[Milano|milanezë]] që vepronin në Dalmacinë venedikase. Gjyshi i tij, Pietro së bashku me Stefano Ionina ka qenë ambasador arbëror në Venedik;<ref name=":0">{{Cite web|last=Clough|first=Cecil H.|date=1970|title=Becichemo, Marino|url=https://www.treccani.it/enciclopedia/marino-becichemo_(Dizionario-Biografico)/|url-status=live|website=treccani.it|language=it}}</ref> së bashku me gjyshin e të vëllait të Beçikemit, pjesë të mbrojtësve, ranë në rrethimin e [[Drishti|Drishtit]] nga rrethimi i Stefan Balshës/Maramonte më 1429.<ref>{{Cite book|last=Hosaflook|first=David|title=The Siege of Shkodra|publisher=Onufri|year=2012|isbn=978-9995687779|pages=199|language=en}}</ref> Më 1477 u dërgua në Ulqin, dhe pas një viti në [[Rrethimi i Shkodrës (1478-1479)|rrethimin e Shkodrës të 1478-1479]] morën pjesë ndër qëndrestarët i ati i Beçikemit, i vëllai, xhaxhai i tij Stefani. Prej 30 të afërmëve, 26 mbetën të vrarë nga luftimet, duke përfshirë të atin.<ref>Hosaflook 2012, fq. 208.</ref> Ngjarjet e rrethimit patën domethënie të madhe për Beçikemin që shpeshherë u kthehej kur i referohej komunitetit të vet që edhe pas sa viteve që u ngulitën në territoret venedikase i quante "ne refugjatët e mjerë arbëror" dhe quante veten "refugjat të palumtur".<ref>{{Cite book|last=Nadin|first=Lucia|title=Mërgim e integrim: Shqiptarët në Venedik 1479-1552|publisher=55|year=2008|isbn=9789994356416|location=Tiranë|pages=208|language=sq|translator=[[Pëllumb Xhufi]]|trans-title=Migrazioni e integrazione: il caso degli Albanesi a Venezia (1479-1552)|authorlink=Lucia Nadin}}</ref>
 
Pas dorëzimit Beçikemi gjeti strehë në Ulqin, ku kishte të afërm nga e ëma. Më ta u shpërngulën në Bresha, ku studjoi greqisht dhe latinisht. Më 1484 performoi një oracion në nder të Marco Antonio Morosini, ''podestà'' i qytetit. Më pas u rikthye në Ulqin, ku u martua me Katerinën e Pasquale Dabrit,<ref name=":0" /> mbesë e familjes Bruti;<ref>{{Cite book|last=Malcolm|first=Noel|title=Agents of Empire: Knights, Corsairs, Jesuits and Spies in the Sixteenth-century Mediterranean World|publisher=Oxford University Press|year=2015|isbn=978-0-19-026278-5|pages=419|language=en|author-link=Noel Malcolm}}</ref> me të cilën do të kishte shumë fëmijë.<ref name=":0" />
 
Nga kjo periudhë e më tej nisi karriera akademike e Beçikemit, i cili në vitet 1492-1496 dha mësim në shkollën e gramatikës të Republikës së Raguzës.<ref>{{Cite book|last=Bietenholz|first=Pieter|title=Contemporaries of Erasmus: A Biographical Register of the Renaissance and Reformation|last2=Deutscher|first2=Thomas Brian|publisher=University of Toronto Press|year=2003|isbn=0802085776|pages=115|language=en}}</ref> Komentari i tij mbi autorët klasikë latinë i titulluar ''Castigationes et observationes in Virgilium, Ovidium, Ciceronem, Servium et Priscianum'' u botua këtë periudhë, më 1495, dedikuar senatit raguzan. Këtu ai u miqësua me humanistin Ivan Gučetić (1451-1502). Në fillimtetorin e 1496 rezulton se qe në Napoli në cilësinë e sekretarit të patricit venedikas Melchiorre Trevisan, proveditor i flotës venedikase që i kishte shkuar në ndihmë mbretit Ferrandino. Pozitë që e kishte fituar në sajë të ndërhyrjes së familjes Manin, pas gjasave si detyrë publike. Në shërbim të Trevisanit shkoi në Francë, rreth 1499; në shtator të këtij viti Trevisan qe emëruar proveditor i përgjithshëm me detyrën të okuponte ato pjesë të dukatit të Milanos që i ishin caktuar venedikasve, dhe duket e mundshme që Beçikemi ta ketë shoqëruar në këtë fushatë. Në Breshia qe tutor i të birit të diplomatit venedikas Girolamo Donato (1495-1497).<ref name=":0" />
 
Më 1500 fitoi qytetarinë (nënshtetësinë) venedikase dhe çeli shkollën e vet humaniste. Më 1501 qe docent në Universitetin e Breshës, ndërsa më 1503 u emërua drejtor i shkollës qytetëse. Gjithmonë në Bresha u botuan edhe veprat e para në latinisht, ''Observationum collectanea in primum Historiae naturali librum'' (1504-1506).<ref name=":0" /> Më 1503 botoi panegjirikun kushtuar senatit venedikas për ndihmën e dhënë refugjatëve pas rrethimit të Shkodrës. Dha lëndën e retorikës në Universitetin e Padovës, ku dhe vdiq më 1526.<ref>{{Cite book|last=Del Negro, Clariores. Dizionario biografico dei docenti e degli studenti dell'Università di Padova|first=Piero|title=Clariores. Dizionario biografico dei docenti e degli studenti dell'Università di Padova|publisher=Padova University Press|year=2015|pages=48|language=it}}</ref>
 
== Referime ==