[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 15:
 
== Biografia ==
Që fëmijë u shpërngul në Shkodër, sepse kishte të ëmëm shkodrane,<ref name=":12">{{Cite book|last=Bushati|first=Hamdi|title=Shkodra dhe motet|publisher=Idromeno|year=1999|isbn=978-99927-623-4-9|volume=II|location=Shkodër|pages=67-68|language=sq|author-link=Hamdi Bushati}}</ref> ku u arsimua te etërit jezuitë. Duke parë talentin e tij, e dërguan të kryente shkollën e lartë në manastirin Kartusian në Porta Coeli në veri të Valencias, në Spanjë ([[1883]]), në një institucion jezuit në Kraljevica (ital. Porto Re) në bregdetin dalmat ([[1884]]), në Kremona të Italisë ([[1886]]), dhe në Kolegjin Gregorian në Krakov ([[Krakovi|Kraków]]) të Polonisë ([[1890]]-[[1892]]). Më [[1892]] u shugurua prift jezuit në Krakov dhe u kthye dy vjet më pas në Shkodër për të dhënë gjuhë shqipe në Kolegjin Saverian, ku kishte kryer studimet edhe vetë trembëdhjetë vjet më parë. Më [[1896]] dha mësim një vit në kolegjin Gregorian në Kieri (Chieri), në juglindje të Torinos në Itali, para se të kthehej në Shqipëri.
 
Bashkë me poetin [[Ndre Mjeda]] e me të vëllanë e tij [[Lazër Mjeda|Lazrin]], Xanoni ishte anëtar aktiv i shoqërisë letrare "Agimi", të themeluar më [[1901]], e cila punonte për nxitjen e përdorimit të gjuhës shqipe në letërsi, sidomos me anë të një alfabeti të ri.