[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Lidhje të jashtme të shpëtuara: 2 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 3) #IABot (v2.0.1
vNo edit summary
Rreshti 17:
''Fetva'' më e njohur, e cila e bëri të njohur këtë term edhe në botën jo-islame, është ajo e [[ajatollah]]ut iranian [[Ruhollah Homeini|Humejni]]. Më 14 shkurt 1989 kreu shiit kërkoi vrasjen e shkrimtarit [[Salman Rushdie]] për shkak të gjoja [[Blasfemia|blasfemisë]] në librin e tij „[[Vargjet satanike (roman)|Vargjet satanike]]“ dhe të [[Apostazia në fenë islame|braktisjes së fesë islame]]. Megjithatë, sidomos sunnitët nuk e njohin këtë fetva si të vlefshme.
 
Në shtator 2000 u lëshua nga sheiku Nasr Farid Vassal, [[Myftiu|kryemyftiu]] i [[Egjipti]]t, një [[Fetva e duhanit|fetva duhani]] për të mbështetur fushatën në shkallë kombëtare kundra duhanit. Katër [[Madhhab|drejtimet juridike]] tradicionale kanë secila nga tre [[Ichtilāf|teori mospërputhëse]] mbi pirjen e duhanit: disa janë të mendimit se pirja e duhanit është e ndaluar, të tjerët e shohin si të lejuar ose si gjest të ulët. <ref>''al-mausu'a al-fiqhiyya.'' Botimi 5. Kuwait 2004. Vëll. 10. f. 101-112</ref>
 
Pas [[Atentatet terroriste të 7 korrikut 2005 në Londër|atentateve terroriste të 7 korrikut 2005 në Londër]], këshilli i atjeshëm i sunnitëve (''„Xhema'at e Ahl e Sunnat“'') deklaroi se çdo formë atentatesh është e papajtueshme me fenë islame. Për të theksuar rëndësinë e kësaj deklarate, këshilli sunnit zgjodhi për të formën e ''fetva''-s.