[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
 
Rreshti 23:
Këtu komanda qendrore iu caktua Rrapo Hekalit, i cili do të drejtonte formacionet e kryengritjes. Pas kësaj mbledhjeje Rrapua shkoi në fshatin e lindjes në Hekal dhe aty mblodhi popullin e fshatrave [[Aranitas]], [[Klos]], [[Kalenjë]], [[Cakran]]. Kjo mbledhje u pasua nga ajo e Povlës ku u bë bashkimi i luftëtareve te Mallakastrës, Myzeqesë dhe lumit te Vlorës. Autoritetet turke të Beratit vendosen që në kushtet e zgjerimit të kryengritjes ta shtypnin atë, duke dërguar trupat e tyre drejt Mallakastrës së Sipërme, ku ndodhej qendra e lëvizjes.
 
Në fillim të zbatimit të reformave autoritetet turke organizuan një mbledhje në Berat me gjithë parinë e krahinës së Mallakastrës, Vlorës e Labërise, me synimin per ti bindur ata që të pranonin reformat e Tanzimatit te shpallura me aq bujë nga [[Sulltani]]. Por ndryshe nga sa kishin parashikuar autoritetet turke, krerët e [[Kazaja e Mallakastrës|kazasë së Mallakastrës]], [[Kazaja e Vlorës|Vlorës]] dhe Labërise jo vetëm që nuk i pranuan reformat e Tanzimatit, por e paralajmëruan bimbashin që të mos tentonte, të dërgonte njeri për të mbledhur taksat dhe detyrimet si dhe nizamë në këto krahina. Në këtë kuvend morën pjesë Kapedanët Rrapo Hekali, [[Hodo Nivica|Hodo Novica]], Sulo Zeneli, [[Dervish Aliu]], Tartar Memush Ruka, Hajder Kanina, Zenel Xhafoja, Orhan Bardhaj, Lulo Duraj dhe shumë [[Agai|agallarë]] të tjerë të Mallakastrës dhe të lumit të Vlorës, të cilët në përfundim të mbledhjes e paralajmëruan edhe një herë [[Bej]]leret dhe [[turqit]] që të mos shkelnin në këto krahina. Me gjithë paralajmërimin në mbledhjen e Beratit, administrate turke dergone ne Greshicë një taksambledhës të quajtur Latif Salanji me dy zaptije (ushtarë) , të cilët u vranë në Greshicë.
 
:Xhelepe e tymjake s’ka