Hivzi Sylejmani: Dallime mes rishikimesh

[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
→‎Jeta: veprat
vNo edit summary
Rreshti 2:
 
== Jeta ==
Hivzi Sylejmani uU lind në [[Mitrovicë]], përfundoi studimet në [[Medreseja e Madhe e Shkupit|Medresenë e Madhe]] në [[Shkupi]]t në vitin 1933 dhe, nga viti 1935, studioi për një farë kohe në [[Universiteti i Beogradit|Universitetin e Beogradit]]. Ai kujtohet si një autor që e ndihmoi letërsinë e hershme [[kosovar]]e të dalë nga fokusi rajonal dhe provincializimi. Përmbledhja e tij me tregime Era dhe kolona, [[Prishtinë]] 1959, u ndoq nga Njerëzit, Prishtinë 1966, një roman voluminoz dhe në thelb autobiografik, koronikë e viteve të paraluftës, si dhe Fëmijët e lumit tim, Prishtinë 1969, një roman ngjarjet e të cilit zhvillohen në vitet e para pas Luftës së Dytë Botërore. Për shkak të censurës shtetërore, shumë prej veprave të Sylejmanit u botuan shumë vite pasi u shkruan. Ai ishte gjithashtu edhe autori i drmave dhe poezive.<ref>{{cite book|last1=Sulejmani|first1=Hivzi|title=Fjalor Historik i Kosovës|date=2011|publisher=Skanderbeg Books|location=Tiranë}}</ref>

== Vepra ==
Që të dy sikuse edhe [[Esad Mekuli]] (po ashtu nga [[Sanxhaku (krahinë)|Sanxhaku]]), i takonin lëvizjes së majtë letrare dhe politike, e cila në kohën kur ata ishin studentë, në vitet ’30 të shekullit XX, kishte përfshirë jo vetëm Ballkanin, por edhe Evropën dhe kishte mbledhur rreth programit të vet shkrimtarët dhe intelektualët më në zë të kohës.
 
Që të dy i besuan idealit të barazisë së popujve e të njerëzve dhe luftuan me tërë qenien për çlirimin politik, social e shpirtëror të popullit të vet dhe për krijimin e një shoqërie të popujve të lirë e të barabartë në këtë hapësirë.
Line 28 ⟶ 31:
Ishte  humanist dhe atdhetar, në jetë dhe në krijimtari, por Hivziu”. Është ai dokumenti fatkeq i aktgjykimit të krerëve të LNDSH-së i vitit 1945, i nënshkruar nga ai në cilësinë e Kryetarit të Gjykatës, për të cilin opinioni ynë, me ndonjë përjashtim, nuk ka ditur më parë, por është njoftuar kryesisht në kohë të fundit, herë-herë edhe përmes interpretimesh keqdashëse nga njerëz që aktet e këtilla dëshirojnë t’i shfrytëzojnë për “kapital politik”, si dhe për “ndreqjen” e biografive të veta problematike.
 
Nuk do mend se ky veprim, i kryer në moshë relativisht të re dhe në kushte jashtëzakonisht të vështira, nuk i bën nder aspak atij. Përkundrazi. Por Hivziu “e lau” si të thuash gabimin e vet të hershëm (të pafalshëm) me qëndrimin e tij intransigjent ndaj hegjemonizmit [[Serbia|serb]] gjatë gjithë jetës së tij të mëvonshme dhe sidomos me veprën e tij letrare kryekreje kritike ndaj burokracisë politike dhe oligarkisë pushtetore të kohës, e cila bëri shpërdorime të mëdha në emër të socializmit, ashtu siç bëhen edhe sot po aq, në mos edhe më shumë, në emër të demokracisë.
 
Të gjithë studiuesit që kanë shkruar për Hivzi SulejmaninSylejmanin ([[Rexhep Qosja|R. Qosja]], H. Mekuli, M. Raifi, B. Krasniqi, [[Sabri Hamiti|S. Hamiti]] etj.) e kanë quajtur atë “shëmbëlltyrë morale”, duke u nisur nga qëndrimi i tij në jetë dhe sidomos nga vepra e tij letrare e cilësuar si përmendore e moralit njerëzor. Nuk do t’ia falnin as njërën as tjetrën, ata që në vitet ’80 kërkonin heqjen e emrit të tij nga institucionet e Kosovës – emisarët e politikës serbomadhe, ashtu siç kërkojnë sot, tek-tuk, për arsye të tjera, por me logjikë pak a shumë të njëjtë, përjashtuese, edhe individë nga radhët e shqiptarëve
 
Libri ''Brigjet'' hapet me kushtimin: “Shokut të paharrueshëm Hivzi Sulejmanit”, që vihet në krye të librit në fjalë, kurse në brendi të tij gjejmë shtatë poezi të shkruara mbi motivet e tregimeve të Hivziut: ''Mjegulla, Re e mllefur, Porta e kujtimit, Hijet në kuvertë, Sytë, Kthjelltësi'' dhe ''Era dhe kolona'', me  shënimin: “Hivzi Sulejmanit, shkrimtarit dhe revolucionarit të dalluar”, që është në fakt një kushtim i dytë, si dhe vjershën kurorë të këtij cikli: ''Dita e ndarjes'', në të cilën thuhet: ''“Nëse ka vdekje / Ti je mbi të / me dashje që të tejjetosh. / Nëse ka amshim / Ti do të jesh përherë ndër ne / me njerëzi / me zemër të dlirë / me mendjemprehtësi. / O, kush më mirë / na tregoi / që deri në frymën e fundit / duhet luftuar / për Njeriun!”''.
 
Hivziu u tërhoq herët nga jeta publike; u pensionua në moshën 53 vjeç dhe bëri një jetë të veçuar në shtëpinë e tij në periferi të Prishtinës deri në fund të jetës. Komunikonte me pak njerëz, ndër të cilët, sipas pohimit të Hasan Mekulit, ishte Esadi, i cili e vizitonte shpesh dhe të cilin “prore e kishte afër dhe e dëgjonte si vëllaun” (<ref>Shih: Hasan Mekuli, ''Hivzi Sulejmani – shkrimtar i denjë dhe aktual i bashkëkohësisë sonë'', “Jeta e re” nr. 4-5, 1976, f. 605)</ref>. Në atë shtëpi, të cilën pas vdekjes ia fali shoqërisë (ec e gjeje sot një të tillë!), lexonte, shkruante dhe meditonte për jetën. Aty shkroi edhe tregimin e tij të fundit ''Një gjeth e një njeri'', një paralelizëm i fuqishëm artistik midis njeriut që është në prag të vdekjes dhe një gjethi vjeshtak majë peme, që nga çasti në çast pritet ta fërfëllojë era në baltë.
 
Hivziu , me jetën dhe veprën e tij , por edhe me kontributin që dha në zhvillimin e letërsisë dhe të kulturës shqiptare, sikundër dhe në krijimin e një vetëdijeje kritike shoqërore dhe të një opinioni të shëndoshë publik, ishte simbolikë e pandashme e gjithë lëvizjes letrare shqiptare.
 
== Burime ==
<references />