Hivzi Sylejmani: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
vNo edit summary
vNo edit summary
Rreshti 5:
 
== Vepra ==
Që të dy sikuse edhe [[Esad Mekuli]] (po ashtu nga [[Sanxhaku (krahinë)|Sanxhaku]]), i takonin lëvizjes së majtë letrare dhe politike, e cila në kohën kur ata ishin studentë, në vitet ’30 të shekullit XX, kishte përfshirë jo vetëm Ballkanin[[Ballkani]]n, por edhe Evropën dhe kishte mbledhur rreth programit të vet shkrimtarët dhe intelektualët më në zë të kohës.
 
Që të dy i besuan idealit të barazisë së popujve e të njerëzve dhe luftuan me tërë qenien për çlirimin politik, social e shpirtëror të popullit të vet dhe për krijimin e një shoqërie të popujve të lirë e të barabartë në këtë hapësirë.
Rreshti 19:
Ishte pjesëtar i Luftës Antifashiste, çka e nderon si njeri  dhe krijues, sado që kjo luftë, jo me fajin e tij, për shqiptarët këndej kufirit nuk qe, fatkeqësisht, edhe  “Luftë Nacionalçlirimtare”, siç mëtohej.
 
Pas luftës Hivziu ushtroi detyra shtetërore me rëndësi, çfarë ishte, fjala vjen, ajo e kryetarit të Gjyqit të Qarkut në [[Prizren]] (më vonë edhe e prokurorit krahinor), që e solli në pozitë të nënshkruante edhe dënime me vdekje të njerëzve që konsideroheshin “armiq të popullit”, në një kohë kur Kosova gjendej nën administrim ushtarak (1945), kurse Esadi shkroi, për të njëjtat arsye, ngaqë besonte në atë që qe proklamuar ose mbase ngaqë ishte i detyruar, vjersha e proza poetike që himnizonin lirinë e rreme dhe glorifikonin ngjarjet dhe personalitetet politike të kohës.
 
Por, veprimet e tij, gabimet dhe lëshimet, sikundër edhe vlerat dhe meritat,  duhet  parë në kontekstin e kohës dhe nuk duhen gjykuar me kriteret e sotme.
 
Hivziu vdiq në vitin 1975, në [[Qendra Klinike Universitare e Kosovës|spitalin e Prishtinës]], duke lënë amanet, nëpërmjet një teksti të shkruar, të varrosej (në vendlindje) pa kurrfarë ceremonie fetare a tjetërfare – “si ushtari në fushën e betejës”;
 
Shkolla e mesme ” Hivzi Sylejmani” [[Fushë Kosovë]]
 
Hivziu, në tregimet dhe romanet e tij, u nis të hulumtonte kuptimin e të qenit njeri, i vetëdijshëm, siç e thotë tekstualisht te ''Fëmijët e lumit tim'', se ky është një mision i vështirë: “Është vështirë të jesh njeri”, por i bindur, gjithashtu, se në këtë botë, krahas krimbave, lindin edhe burrat.