Rexhep bej Mitrovica: Dallime mes rishikimesh

[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
No edit summary
vNo edit summary
Rreshti 41:
| children = 3
| Feja =
| signature = Rexhep Mitrovica (nënshkrim).svg
| signature_madhësia =
| signature_përshkrim =
Rreshti 64:
 
Duke njohur vendimet e Kongresit Arsimor të Lushnjës (gusht 1920) për problemin e sistemit arsimor, Mitrovica menjëherë filloi punën në shtrirjen e rrjetit arsimor. Kongresi arsimor, që kishte si synim njësimin e organizimit të shkollës dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit arsimor ekzistues, me iniciativen e Rexhep Mitrovicës, punoi në drejtim të sigurimit të kuadrit arsimor, të unifikimit të programeve mësimore, hartimit të teksteve shkollore, përgatitjes së disa projektligjeve, të cilat synonin në sanksionimin e drejtimeve kryesore që do të kishte arsimi në shtetin e ri, si: organizimi i istitiucioneve qendrore arsimore, dokumentacioni shkollor etj. Kështu, Këshilli Kombëtar nën udheheqjen e Rexhep Mitrovicës miratoi ligjet: “Mbi organizimin qendror të Ministrisë së Arsimit”, “Mbi organizimin themelor të Ministrisë së Arsimit”, “Mbi ndjekjen e detyrueshme të shkollës”, “Mbi emërime e shpërngulje mësuesish”, “Mbi ngritjen dhe mbajtjen e ndërtesave shkollore”, “Mbi tekstet shkollore” dhe “Mbi bursat”. Rexhep Mitrovica përkrahu dhe ndihmoi organizimin dhe mbajtjen e Kongresit Arsimor të Tiranës (22.7 – 3.8.1922) ku u morën gjithashtu vendime të rendësishme për demokratizimin e shkollës, laicizmin e saj, njësimin e punës mësimore, u miratua programi i ri i shkollës fillore, u caktuan afatet e shkollës fillore, u vendos që të çelen shkolla të ulëta profesionale trivjeçare dhe Gjimnazi gjashtëvjeçar, të ngritet roli i lëndëve shkencore, u shtrua nevoja e ngutshme për zbatimin e parimit të konkretizimit.
Hodhi idenë e hapjes së një biblioteke kombëtare në [[Tirana|Tiranë]]. Në politikë në vitet 1920-1924, si ministër i Arsimit pas 26 dhjetorit 1920 në qeverinë e [[Xhaferr Ypi]]t; anëtar i Komitetit të Kosovës në Degën e [[Durrësi]]t.
 
[[Mit'hat Frashëri]] rekomandon që në Kongresin e Lidhjes Shqiptare të Shoqërisë së Kombeve të hyjë Rexhep Mitrovica, [[Eshref Frashëri]], Bedri Pejani, [[Sejfi Vllamasi]] dhe [[Aleksandër Xhuvani]].
Rexhep Mitrovica inspektoi dhe ndihmoi shkollat shqipe në veri e në jug të Shqipërisë, ndikoi që parlamenti shiptar të japë votbesimin për shkollën profesionale, autorizoi shumën prej 60 mijë franga ari për të plotësuar ndërtesën e kolegjit të filluar nga turqit më 1910. Shkolla u pagua nga qeveria dhe përgjegjësia për sigurimin e lokalit binte mbi shqiptarët. Shkolla profesionale shqiptare ose Shkolla Teknike Shqiptaro-Amerikane u krye në prill të vitit 1922. Ministri i Arsimit Rexhep Mitrovica bashkëpunoi ngusht me udhëheqësit e shkollës profesionale, Harry Fultz, Charles Holingshed etj.
Me përkrahjen e Ministrisë së Arsimit dhe vëçanërisht të Rexhep Mitrovicës, u themeluan organizatat profesionale të mësuesve të Shqipërisë, si: “Lidhja e mësuesve të prefekturës së Durrësit” (8 janar 1922), “Lidhja e mësuesve të prefekturës së Shkodrës” (18.6.1922), “Lidhja shoqërore e arsimtarëve të Korçës” (23.3.1923) etj., që çuan në krijimin në Tiranë të Lidhjes së Përgjithshme të Arsimtarëve të Shqipërisë” (gusht 1924), në botimin e revistës “Arsimtari”.
 
Në vitet 1925-1939 veproi në Kosovë e mandej n'emigracion.
 
Line 83 ⟶ 85:
 
== Referimet ==
{{reflist}}
<references />
 
{{Kryeministrat e Shqipërisë|state=collapsed}}