[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Rreshti 170:
[[Skeda:Bill Clinton ne Shkup.jpg|parapamje|150px|majtas|Kryetari amerikan [[Bill Clinton]], nismëtari i fushatës veriatlantike, viziton refugjatët kosovarë në Shkup, qershor 1999]]
{{kryesor|Procesi i Pavarësisë së Kosovës}}
 
Më 10 qershor të të njëjtit vit u arrit Marrëveshja e Kumanovës për tërheqjen e forcave serbe dhe hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë. Po ashtu, u kalua në Këshill të Sigurimit të OKB-së Rezoluta 1244, që formalisht e mbajti Kosovën nën sovranitetin e Jugosllavisë, por nën administrim ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara. Të njëjtën ditë, forca ruse hynë në trevën e Kosovës për të shpëtuar makinerinë serbe të ndodhur në Aeroportin e Prishtinës. Një ditë më pas, Ushtria Çlirimtare hyri në kryeqytet, ndërsa trupat serbe u tërhoqën duke i lëshuar vendin forcave aleate. U organizua forca paqeruajtëse e KFOR-it, ku për një kohë bënë pjesët edhe trupat ruse.